Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio zbulon strategjine e merkatos se Interit per Sky Sport: “A do shesim TOP PLAYER? E verteta eshte se…”

Ausilio zbulon strategjine e merkatos se Interit per Sky Sport: “A do shesim TOP PLAYER? E verteta eshte se…”
Inter Club Staff

Pas fitimit te Skudetos, Piero Ausilio ka dhene nje interviste goxha te gjate per Sky Sport duke treguar te gjithe gezimin e tij per kete finale sezoni por edhe duke zbuluar jo pak per te ardhmen.

“Ky eshte vetem fillimi. Misteri i ka dhene nje pushim te merituar djemve. Jemi gjetur sot ne Appiano per disa perqafime dhe per disa buzeqeshje. E meritonim.”

“Ne rastin tim ka pasur edhe pak frymemarrje duke pare vuajtjet e medha ne keto sezone qe kemi lene pas”, e ka nisur intervisten e tij drejtori sportiv i Interit.

A ka qene e veshtire te arrije deri ketu?

“Mendoj se eshte ne syte e te gjitheve se sa i veshtire ka qene ky rrugetim. Nuk eshte kurre e thjeshte kur ndryshohen tre pronare.”

“Une sfidoj kedo qe te arrije keto rezultate ne nje periudhe kaq te shkurter. Nga kendveshtrimi yne, periudha e Suning ka qene fantastike. Gjithcka ka ndodhur ne kohen e duhur.”

“Kemi nisur nje rrugetim dy vite me pare dhe me sa duket sot po korrim suksesin e zgjedhjeve te bera, sidomos me ardhjen e Contes.”

Te verteten: kur e ke kuptuar se mund te jete viti i duhur ky?

“Nuk e kam thene kurre, por brenda meje kam pasur ndjesite e duhura dhe nuk mund te tregoheshin hapur.”

 

“Por e ndjeja qe ne fillim se dicka speciale do te ndodhte per nje motiv te thjeshte. Kemi punuar shume fort.”

“Vitin e kaluar arritem ne vend te dyte, duke ulur diferencen me Juven dhe shkuam deri ne finale te Europa League. Keshtu, per mua, mendoj se ka qene nje sezon pozitiv edhe sezonin e shkuar.”

“Pastaj nuk kemi pushuar asnje dite. Kjo skuader, ky staf, ka punuar jave pas jave dhe gjithcka ka qene e veshtire. Per kete arsye kjo arritje eshte edhe me e bukur.”

Cfare eshte ajo gje qe te ben te mbash keto nivele te larta?

“Une tani po pushoj njehere. Nuk ka ardhur akoma momenti, por mendoj se programimi i se ardhmes eshte gjithcka.”

“Do te kemi kohe me tranjerin te programojme gjithcka. Duam te shijojme suksesin dhe me pas ta festojme edhe me tifozet. Per te tjerat ka kohe.”

Si krijohet nje cikel fitues?

Conte transformoi Interin duke i dhene nje mentalitet fitues. U transformua edhe ai?

Conte ka transformuar Interin duke i dhene nje mentalitet fitues. A eshte transformuar edhe ai?

“Ajo qe eshte perfolur vjet si nje takim i jashtezakonshem nuk ka qene i tille. Ka qene nje takim qe ne bejme shpesh.”

“Ishim ne Gjermani bashke, folem shume here. Pastaj me pelqen edhe fakti qe falenderuam edhe Spallettin. Do te thote qe vleresojme kedo qe ka punuar ketu.”

“Ai ka nisur gjithcka me ate gol te Vecinos qe na dergoi ne Champions. Pastaj erdhi Conte, qe na coi edhe me lart akoma. Per fatin e mir Conten e kemi ne se ai ka bere mire kudo qe ka qene.”

Me mire nje lojtar me pak per nje tranjer te madh?

“Po, absolutisht po. Eshte nje vlere e shtuar. Cdo skuader duhet te strukturohet duke u nisur nga tranjeri.”

“Ne keto vite ku nuk kemi fituar, vetem duke shtuar nje rrufepritese presioni si puna e Contes mund te menaxhoheshin situata te tilla.”

“Pervec Contes ama, ne cdo repart tek Interi ka njerez te zotet dhe te afte. Tranjeri eshte nje vlere e shtuar.”

Kur do te takoheni ne nje vile tjeter per te riprogramuar te ardhmen?

“Do e blej njehere kete vilen dhe pastaj do flasim per te ardhmen. Do ishte bukur (qesh). Nuk besoj se do te kete nje takim ne ndonje vile ashtu si e presin te gjithe.”

“Do te kete nje takim si ne cdo sezon tjeter. Ne nje menyre normale dhe ne nje menyre sa me te rezervuar te mundshme.”

Cfare goditje ka bere Roma me Mourinhon?

“Pergjigja nga ana ime eshte direkte. Do te spostoje shume. Eshte nje tranjer i madh qe do beje mire te Roma dhe do te ndihmoje te gjithe futbollin italian. Ai eshte nje njeri pozitiv, jam shume i lumtur qe do te jete perseri mes nesh.”

Nuk ka pasur asnjehere mundesi per rikthimin e Mourinhos?

“Jo. Nuk ka pasur as mundesi dhe as diskutime. Ne kemi nisur nje rrugetim te veshtire dhe nuk ishim nje klub gati per nje si ai ne ate moment.”

“Puna jone filloi me Conten. Nuk ka pasur vertete nje mundesi per rikthimin e Mourinhos.”

Po per fjalet e Contes per te ardhmen?

“Misteri si te gjithe ne ka deshire te rikonfirmohet. Ka deshire te rritet dhe te permiresohet gjithmone. Te fitoje dhe te fitoje. Por duhet te jemi te ndershem per tu perballur me disa tema te rendesishme.”

“Jane situata ekonomike si pasoje e pandemise qe kane bere qe klubet te fitojne shume me pak. Eshte bere nje vit tashme qe ne luajme pa tifoze.”

“Mungojne parate prandaj duhet shume fantazi edhe per te permiresuar skaudren. Duhen ide te reja.”

Diskutimet per rinovimet jane ndalur (per lojtaret)?

“Jo, nuk jane pezulluar. Shume jane bere, si puna e Bastonit, me te cilet kemi diskutuar dhe pothuajse jemi ne fund.”

“Nuk ndryshon asgje qe te presim disa dite. Me te kemi nje marreveshje. Por sapo te kemi nje projekt te ri financiar, do te mendojme edhe per rinovimet dhe zyrtarizimet.”

“Me Lautaron ishim ne nje pike te mire, por ai ndryshoi agjentet dhe tani do fillojme cdo gje nga e para. Por ska asnje problem me te.”

Disa lojtare me rroge te larte mund te largohen?

“Po ti do te me shkaterrosh gjithe skuadren (qesh)… Eshte e kote te flasim tani per keto gjera sepse eshte shpejt, nuk kemi diskutuar akoma me keto.”

“Ideja eshte te bejme mire dhe jo te shesim lojtaret. Kur flitet per te mungese te ardhurash, nuk flitet patjeter per shitje lojtaresh.”

Tifozet shpresojme qe shume lojtare te qendrojne dhe duan te degjojne kete…

“Te fitojme neve na pelqen dhe duam ta bejme kete gje edhe vitin tjeter. E di se cilet lojtare jane thelbesor per Interin dhe ne do gjejme menyren qe ata te qendrojne tek Interi duke bere bashke nevojat teknike dhe ekonomike.”

“Per momentin nuk mund ta bejme sepse nuk kemi bere asnje plan. Mbi te gjitha, une nuk dua te mendoj per kete tani por vetem te shijoj momentin.”

“Po e perjetoj si nje lloj pushimi. Dje doja shikoja nje ndeshje te Serbe B dhe perfitova nga Galliani.”

Si ka qene Steven Zhang ne kete Skudeto te pare?

“Steven ishte shume i emocionuar. Mbase ne Kine nuk mund ta kuptonte shume mire ate qe do te thoshte Skudeto per Interin.”

“Te dielen ishte shume i prekur dhe i emocionuar. Shume krenar. I dhashe vetes leje qe ti tregoja fije e per pe se cfare do te thoshte per Interin Skudeto, slogani yne, disa copeza nga historia.”

“Nuk eshte per te gjithe qe te fitohet nje titull i tille ne nje moshe kaq te re. Edhe jashte Europes, nuk ka shume, ose te pakten une nuk e di. Ka verdalle njerez qe kane investuar me shume se familja e tij dhe nuk kane fituar ende asgje.”

Sa ka qene e bukur te rekuperosh nje lojtar si Eriksen?

“Eshte nje profesionist i cmendur. Na ka surprizuar edhe neve. Per nje lojtar te tille me cv qe ai ka dhe per kualitetin qe ai kishte, e pati pak te veshtire qe te integrohej ne fillim.”

“Ju desh pak, por jemi me te vertete te lumtur qe sot te komentojme impaktin e tij tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.