Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,303 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Di Marzio zbulon oferten qesharake te PSG per Skriniar: “E verteta eshte se ata kane ofruar vetem…”

Inter, Di Marzio zbulon oferten qesharake te PSG per Skriniar: “E verteta eshte se ata kane ofruar vetem…”
Inter Club Staff

Kjo mund te jete vertete java thelbesore per te ardhmen e Milan Skriniar: ai ose do te largohet, ose do te qendroje.

Nderkohe, ne keto momente jane duke u zhvilluar kontakte teper te shpeshta mes Inter dhe Paris Saint Germain per te.

Gjithesesi, sipas Gianluca Di Marzio, qe ka folur per sajtin gjerman te wettfreunde.net, oferta e PSG eshte shume e ulet dhe shifra e thene nga ai eshte totalisht qesharake.

“Cdo klub e di qe Inter duhet te shese nje lojtar dhe ai nje lojtar do te jete nje mbrojtes. E dine dhe prandaj ofrojne pak”.

“Prandaj PSG ka ofruar per Skriniar vetem 50 milione euro ne total, bashke me nje lojtar tjeter ne kete marreveshje”.

“Por Inter nuk deshiron asnje lojtar ne kembim, deshiron nga 70 deri ne 80 milione euro per nje nga lojtaret e saj me te mire”.

“Tani duhet gjendur oferta e duhur dhe gjuha e perbashket, por oferta e PSG ka qene vertete e ulet ne krahasim me kerkesen e Interit”.

“Nuk e di kur, por Inter do te duhet ta shese Skriniar sepse Bastoni do te qendroje, De Vrij nuk ka bleres dhe per me shume, Skriniar ka vetem nje vit kontrate”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.