Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,009 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, do e pranojme te gjithe bashke se Marotta mund te kete bere nje gabim te madh ne kete merkato?”

“Inter, do e pranojme te gjithe bashke se Marotta mund te kete bere nje gabim te madh ne kete merkato?”
Inter Club Staff

Cdo njeri mund te beje gabime, edhe ata qe kane nje eksperience teper te madhe ne profesionin e tyre.

Keshtu mendon Il Mattino ne Itali, e cila flet per Beppe Marotten dhe per merkaton e zikalterve ne kete sezon.

Sipas tyre, Marotta ka bere nje gabim te madh ne kete merkato dhe te gjithe duhet ta pranojne kete gje sepse ne fund te fundit, cdo kush mund te gaboje.

“Kesaj radhe gabimi i Marottes nuk ka te beje me ndonje shitje te madhe, me ndonje premtim te pa mbajtur apo me ndonje blerje te deshtuar”.

“Ka te beje vetem me Andrea Ranocchian, dhe me nje gabim vleresimi qe eshte bere nga ana e drejtuesve te Interit”.

“Per ate qe Ranocchia jepte per skuadren, nje njeri kyc per frymen dhe nje lojtar i besueshem sa here luante ne vend te De Vrij, Inter duhet te ishte menduar me gjate”.

“Ranocchia u largua sepse tek Inter duhet te fillonte nje epoke e re, ku si zevendes i De Vrij do te vinte nje lojtar me i ri, dhe me nje rroge me te ulet”.

“E cfare po ndodh? Nga situata ekonomike, Inter mund te perfundoje te marre nje lojtar 34 vjecar si Acerbi, qe nuk durohet dot aspak nga tifozet e qe merr akoma edhe me shume se Ranocchia”.

“Kjo nuk eshte nje levizje e menduar mire dhe mund te kthehet ne nje boomerang per Interin. Prandaj themi se Marotta mund te kete gabuar kesaj radhe. Gjithesesi, koha do e tregoje. Por nje Ranocchia e vlen patjeter nje Acerbi ne skaudren e Interit, e mbase peshorja eshte nga ana e Andreas.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.