Inter, cfare prapaskene: “Ja cfare fshihet pas emrit Chabolah nga Chelsea: Lukaku dhe Inzaghi kane…”
Trevoh Chalobah eshte thjesht lojtari me i fundit qe po perflitet per tu transferuar tek Inter ne merkaton europiane.
Per kete ka folur sot edhe Evening Standard, e cila tregon edhe nje prapaskene teper te rendesishme per kete ceshtje.
Me sa duket, kjo situate varet shume nga transferimi ne Londer i Fofana (nga Leicester), por me emrin e Trevoh Chalobah ka te beje edhe… Lukaku.
“Interesi i Interit eshte real per Trevoh Chalobah. Gjithcka ka filluar ne oret e fundit kur zikalterit kane kerkuar informacione”.
“Por Inter ne kete mes ka pasur nje garanci: eshte Romelu Lukaku qe ne nje diskutim me Inzaghin i ka propozuar atij pikerisht Chalobah”.
“Perse nuk e shikon njehere ate mister?”, kane qene fjalet e Lukaku qe kane shtyre Inzaghin te studioje pak me shume per Trevoh Chalobah”.
“Big Rom eshte nje lojtar keshtu qe ka siguruar per ish-shokun e skuadres duke e pershkruar ate si perfekt per Interin per poziten e zevendesit te De Vrij”.
“Inter po shikon me kujdes faktibilitetin e ketij operacioni duke marre paraysh gjithmone edhe shifrat normalisht. Por te kesh si sponsor Lukakun, nuk eshte pak”.