Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dy goditje ne Janar? “Njeri mund te vije nga Tottenham: ja detajet. Paratici ka propozuar…”

Inter, dy goditje ne Janar? “Njeri mund te vije nga Tottenham: ja detajet. Paratici ka propozuar…”
Inter Club Staff

Sipas Fabrizio Biasin, Interi ne merkaton e Janarit pritet te levize ne menyre te rendesishme per ti dhene Inzaghit dy lojtare te rinj.

Gazetari i njohur italian e ka treguar kete gje diten e djeshme, ku ka konfirmuar edhe njehere se drejtuesit kane kete qellim.

Por me sa duket, per te konfirmuar kete lajm, ka te reja nga Anglia, ku pikerisht nga Tottenham mund te vije nje nga dy lojtaret e permendur nga Biasin.

Sipas Calciomercato.com, ne fakt, zikalterit kane marre nje propozim nga Paratici (drejtori sportiv i Tottenham) per huazimin e nje lojtari qe nuk po gjen hapsira te medha ne Londer.

“Behet fjale per Harry Winks. Lojtari eshte edhe ne shenjester te Romes por Paratici e ka propozuar ate edhe tek Interi.”

“Roma e pelqen lojtarin sepse Jose Mourinho ka punuar ne te kaluaren me te dhe e ka vleresuar jo pak ne kohen e tij te Tottenham.”

“Gjithesesi, Interi edhe pse eshte lehtesisht e interesuar per lojtarin, kerkesat e Tottenham jane teper te larta.”

“Ata kerkojne 20 milione euro per te dhe mundesia e vetme qe ai te vije tek Interi ne Janar eshte nje huazim me te drejte blerje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.