Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,499 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Dybala nuk ka me asnje dyshim por del ne pah plani ‘madheshtor’ i Inzaghit per te: “Do te luaje me…”

Inter-Dybala nuk ka me asnje dyshim por del ne pah plani ‘madheshtor’ i Inzaghit per te: “Do te luaje me…”
Inter Club Staff

Inter dhe Paulo Dybala jane gjithmone e me shume afer: sulmuesi argjentinas i ka thene po Interit dhe palet jane ne bisedime prej kohesh.

Ne keto momente po diskutohet per detajet e fundit. Keshtu, firma sipas La Gazzetta dello Sport eshte dicka e sigurt tashme.

“Diten e sotme Jorge Antun, prokuratori i Paulo Dybala, por edhe drejtuesit e Interit, do te kene nje kontakt mes tyre.”

“Lojtari eshte me pushime ne Florida dhe ka dhene dakordesine e tij per transferimin tek Interi dhe tani palet duhet te gjejne dakordesine finale ekonomike.”

“Ajo qe ka mbetur eshte thjesht nje dakordesi per premion e firmes. Por pas kontaktit qe do te kete sot, pastaj pritet takimi i se merkures per te festuar firmen e Dybala.”

“Cfare do te sjelle Dybala tek Inter? Pergjigja eshte e thjeshte: do te sjelle shume paparashikueshmeri, do te dhuroje shume intuite dhe improvizim dhe nje te majte te hidhur.”

“Nga Luciano Spalletti te Simone Inzaghi duke kaluar te Antonio Conte. Inter e viteve te fundit ka qene nje skuader e forte dhe e fuqishme, por kurre e paparashikueshme ne loje.”

“Forca e Interit eshte e dukshme, por ka qene nje Inter i rregullt dhe pa shume fantazoi. Dybala duket si ajo copeza e fundit qe do te kompletonte skuadren.”

“Dybala do te ishte nje variant i fantazise Interiste, nje kampion qe ndez ndeshjet dhe qe merr pergjegjesi edhe nga goditjet e lira.”

Por si do te luante Inzaghi me te?

“Dybala eshte nje sulmues, por ben shume mire sulmuesin e dyte dhe trekuartistin. E pikerisht si i tille do te levize.”

“Sipas ndeshjes, ai do te jete shoku i Lautaros ne sulm por edhe trekuartist kur te duhet. E nese vjen Lukaku e nese Lautaro qendron, Dybala do te ishte fuqia e madhe pas tyre.”

“Hipoteza ekziston, por nje sulm i tille do te ishte vertete shume i fuqishem. Ne kete rast, Inzaghi do te kalonte nga nje 3-5-2 ne nje 3-4-3 ose 3-4-1-2.”

“Gjithesesi, shanset me te larta jane qe Dybala te luaje dyshme me Lautaro Martinez dhe te jene shoke titullare te ky Inter.”

“Ne nje 3-5-2 do te ishte Dybala njeriu perfekt per te ndihmuar Lautaron qe do te kalonte keshtu si sulmues i pare.”

“Raportet konfirmojne: Paulo prek me shume topa se te gjithe ne te djathte dhe ne zonen e trekuartisteve. Keto statistika dalin nga sezoni i fundit.”

“Nga aty ai me pas mund te futet ne zone per te gjuajtur apo per te dhene assist. Tek Inter mund te behet i papermbajtshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.