Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

714 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta frikeson: “Ka nje arsye te madhe pse Skriniar eshte ne rrezik te forte shitje: kjo arsye quhet…”

Inter, Gazzetta frikeson: “Ka nje arsye te madhe pse Skriniar eshte ne rrezik te forte shitje: kjo arsye quhet…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar eshte nje nga lojtaret me te forte te skuadres se Simone Inzaghit por ne kete moment eshte ne rrezik largimi.

Kete gje e thote La Gazzetta dello Sport, e cila tregon nder te tjera se per kete ceshtje jane ore te nxehta.

“Ne kete moment qe po flasim, klubi i Zhang ka refuzuar pa u menduar dy here nje oferte prej 50 milione eurosh per Skriniar.”

“Ne ditet e kaluara ka qene PSG qe ka trokitur, me 50 milione euro, por Inter ka thene menjehere jo duke mos hapur nje tratative.”

“Por ka nje arsye te madhe ne kete moment pse Milan Skriniar eshte ne rrezik te forte largimi: ajo quhet Paris Saint Germain.”

“Ata jane nje klub qe kur duan nje lojtar thjesht e marrin. Ka ndodhur ne te kaluaren me lojtare te tjere dhe menyra si rinovuan ne fund me Mbappe tregon shume per potencialin e tyre.”

“E te gjithe e mbajne mend, se si vetem 12 muaj me pare, ata arriten te rrembenin Achraf Hakimin me fuqine e tyre ekonomike ne mes te pandemise.”

“Per Skriniar situata eshte nje tjeter dhe ne shtepine Inter kane filluar te kene frike dhe te marrin parasysh edhe mendimin se mbrojtesi mund te largohet. Nese PSG vjen me 80 milione euro ne cante, gjithcka behet shume e veshtire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.