Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Il Giorno jep lajmin: “Inter, pas fitores vjen nje tjeter super lajm per skuaden zikalter: Suning ka bere me dije se…”

Il Giorno jep lajmin: “Inter, pas fitores vjen nje tjeter super lajm per skuaden zikalter: Suning ka bere me dije se…”
Inter Club Staff

“Interi fiton keshtu ne fushen e veshtire te Torinos me rezultatin 1-2 dhe merr ne shtepike ate qe donte: fitoren dhe tre piket.”

“Zikalterit kane vuajtur shume diten e djeshme, por asnje triumf nuk arrihet pa vuajtur me pare dhe kjo eshte dicka e kuptueshme.”

“Rrugen e golave e hapi Romelu Lukaku, me ate penallti te fituar nga Lautaro Martinez por gjerat u komplikuan me vone.” – shkruan Il Giorno qe vazhdon edhe me tej.

“Torino arriti te barazonte ne nje rremuje ne zone ku Interi kerkoi edhe nje faull. Por nuk mungoi pergjigja e zikalterve qe shenuan perseri me Lautaro Martinez.”

“Nuk ishte nje ndeshje ku Interi shkelqeu, por nuk ishte nje ndeshje ku zikalterit vuajten gjithashtu, sepse Handanovic nuk priti pothuajse asgje sepse nuk kishte raste, me perjashtim te nje shtylle.”

“Por duket se tashme se pas fitores se djeshme, qe eshte nje lajm i mire per te gjithe, nje tjeter lajm i mire ka ardhur per zikalterit.”

“Me sa duket Suning i ka bere me dije stafit dhe skuadres se ashtu si eshte rene dakord, brenda dites se neserme do te paguhen rrogat e janarit dhe te shkurtit.”

“Pra, cdo gje shkon sipas planit dhe Suning nuk hap asnje skenar te frikshem por paguan rrogat e te gjitheve pa asnje problem. Me sa duket gjerat jane me te qeta per ta pas ndihmes qe kane marre nga Qeveria Kineze dhe kjo shpjegon edhe faktin se ata kane marre me shume kohe per te menduar shitjen e mundshme te Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.