Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,192 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, eksperti i njohur i merkatos zbulon: “Kush tha qe largohet vetem Vidal? Ja edhe tre emra te tjere te sigurt.”

Inter, eksperti i njohur i merkatos zbulon: “Kush tha qe largohet vetem Vidal? Ja edhe tre emra te tjere te sigurt.”
Inter Club Staff

Me sa duket, Inter pervec lojtareve qe do te largohen se do te jene ne skadence kontrate, ka edhe te tjere qe do i shese gjate merkatos se veres.

Per kete gje ka folur eksperti shume i njohur i merkatos nderkombetare, Fabrizio Romano, gjate The Here We Go Podcast (ITA).

Ai edhe njehere tjeter ka folur per Arturo Vidal dhe largimin e tij dhe ka thene se pervec tij ka edhe te pakten tre lojtare te sigurt per te ikur nga Milano.

“Ne kete moment qe po flasim, Arturo Vidal eshte nje largim i sigurt. Ai madje edhe e di shume mire qe do shkoje ne Ameriken Latine.”

“Por kujdes, sepse tek Inter ka edhe tre lojtare te tjere qe jane te sigurt per tu larguar gjate merkatos se veres.”

“I pari eshte Pinamonti, qe ka bere shume mire me Empolin dhe kjo shihet vera e duhur per te sjelle ne Milano disa para nga shitja e tij.”

“I dyti eshte Alexis Sanchez, qe nuk eshte dicka e re. Por nje tjeter emer eshte edhe Roberto Gagliardini.”

“Per kete nuk eshte se ka oferta, por Inzaghi e ka pare shume prapa me shoket e skuadres e mund te shitet per te fituar ndonje milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.