Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Empoli, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni i perzgjedhur: dy rikthime te medha nga minuta e pare.”

INTER-Empoli, Inzaghi vendos gjithcka? “Ja formacioni i perzgjedhur: dy rikthime te medha nga minuta e pare.”
Inter Club Staff

Inter kerkon qe te beje rruge ndaj Empolit dhe te mbaje te gjalle shpresen e saj per te fituar Scudetton edhe kete sezon.

Nje fitore sot do te thote se presioni do i kaloje Milanit, qe do te kete detyrimin te beje mire ndaj Verones diten e diele.

Reagimi ne Udine ishte nje mesazh i qarte se Inter nuk ka vdekur dhe se eshte ne lufte e nuk do te dorezohet.

Asnje nuk deshiron qe te leshoje as edhe nje centimeter. Inzaghi e njeh ne perfeksion se cfare fsheh nje ndeshje e tille.

Nderkohe, stadiumi do te jete plot dhe do te kete nje sold out e perballe do te jete nje skuader qe ka shpetuar nga renia ne Serie B.

TE REJAT E FUNDIT NGA INTER – Inzaghi sjell me vete disa dyshime per formacionin: nje ka te beje me mbrojtjen dhe nje ka te beje me sulmin.

Prapa, bashke me Skriniar dhe De Vrij ka nje balotazh ndermjet Dimarco dhe D’Ambrosio: ish-lojtari i Verones jep shume mundesi ne ndertim nese DD33 mbetet nje siguri e zakonshme.

Perpara pritet lufte ndermjet Correa dhe Dzeko per nje vend titullari perkrah Lautaros. Ne kete moment Tucu eshte ne avantazh, por kujdes edhe nga Sanchez.

Ne krahasim me ndeshjen ndaj Udineses, rikthehet nga minuta e pare Dumfries dhe Calhanoglu, ndersa ne mesin e fushes, asnje problem per Barella pas demtimit te lehte ne gju.

I vetmi qe do te mungoje eshte Bastoni, qe po shpreson te rikthehet ndaj Juventusit ne Kupen e Italise te merkuren.

TE REJAT E FUNDIT NGA EMPOLI – Me shpetimin e arritur pas 1-1 te Salernitanes ne Bergamo, toskanet vine ne kete ndeshje pa asnje shqetesim klasifikimi.

Nderkohe, pritet edhe ndonje ndryshim ne formacion per shkak te skualifikimeve te Stojanovic dhe Verre.

Andreazzoli duhet te nise me nje 4-3-1-2. me Fiamozzi ne te djathte dhe Bajrami trekuartist. Pritet te luaje titullar edhe Romagnoli dhe Cacace.

Ne sulm, La Mantia mund te lere pushim Pinamontin duke luajtur nje ndermjet Di Francesco dhe Cutrone: gjithcka e hapur.

FORMACIONI I MUNDSHEM: 

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Dimarco; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Ne pankine: Radu, Cordaz, Ranocchia, D’Ambrosio, Darmian, Gosens, Gagliardini, Vecino, Vidal, Sanchez, Caicedo, Dzeko.

Preview Inter-Empoli - Tornano Dumfries e Calhanoglu. Due dubbi per Inzaghi

Tranjer: Inzaghi.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: Bastoni.

EMPOLI (4-3-1-2): Vicario; Fiamozzi, Romagnoli, Viti, Cacace; Zurkowski, Asllani, Bandinelli; Bajrami; Pinamonti, Di Francesco.

Ne pankine: Ujkani, Furlan, Ismajli, Luperto, Parisi, Stulac, Henderson, Benassi, Rizza, Fazzini, Cutrone, La Mantia.

Tranjer: Andreazzoli.

Te skualifikuar: Stojanovic (1), Verre (1).

Te padisponueshem: Marchizza, Tonelli, Haas.

ARBITRO: Manganiello.

Assistenti: Berti e Galetto.

Arbiter i Katert: Marini.

Var: Banti (Zufferli).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.