Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

350 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, fiksohet perballja Zhang-Conte ne Milano. “Ja cfare do te kerkoje tranjeri nga presidenti. E pamundur qe…”

Inter, fiksohet perballja Zhang-Conte ne Milano. “Ja cfare do te kerkoje tranjeri nga presidenti. E pamundur qe…”
Inter Club Staff

Tani e ka radhen Europa League, me pas do te shihen te tjerat.

E ardhmja e Antonio Contes tek Interi mbetet shume e paqarte dhe gjithcka do te zgjidhet ne momentin e perballjes sy me sy te presidentit Steven Zhang dhe tranjerit ne fund te sezonit.

Il Giorno, ne edicionin e saj te perditshem, ka treguar vullnetin e tranjerit dhe reaksionet qe ka pasur ne shoqeri ne lidhje me deklaratat e tij.

“Conte deshiron Europen sepse nje fitore eshte nje fitore, por jo vtem. Do i jepte me shume force ne momentin e diskutimit ne fund te vitit me Steven Zhang.”

“Eshte fiksuar ne menyre telefonike edhe data e takimit ku do te marrin pjese edhe komponentet te tjere te klubit.”

Marotta dhe Ausilio do te jene me siguri prezent dhe do thone pikepamjen e tyre per sa i perket deklaratave dhe shperthimit te fundit te Contes.

Tranjeri i Interit nuk i ka thene te gjitha, por sipas tij, kete sezon kane ndodhur shume gjera qe nuk i kane pelqyer aspak.

“Eshte e mundshme qe tranjeri te kerkoje, fiton apo nuk e fiton Europa League, qe te degjohet me shume ne merkato dhe te mbrohet me shume ne media.”

“Pastaj, eshte shume e pamundur qe Zhang ti jape atij nje rol “alla-Ferguson” tek Interi.”

“Nese raporti ndermjet Contes dhe Marottes po perjeton nje moment te veshtire, nuk mund te thuash te njejten gje per ate ndermjet Marottes dhe Ausilios.”

“Ata shkojne shume mire, aq sa Marotta i ka njohur merita te medha Ausilios per blerjen e Achraf Hakimi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.