Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 30, 2022

Scroll to top

Top

56 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, fillon te behen gjerat serioze per transferimin e talentit Musah nga Valencia? “Te Inter ka valixhet gati…”

Inter, fillon te behen gjerat serioze per transferimin e talentit Musah nga Valencia? “Te Inter ka valixhet gati…”
Inter Club Staff

Yunus Musah vazhdon te beje mire ne Boteririn e Katarit me Kombetaren e tij te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Por ne cdo ndeshje te USA, duket se Inter ka vendosur gjithmone nje vezhgues te besuar per ta studiuar lojtarin.

Ai pelqehet shume nga Inter per talentin, per mundesite taktike qe ofron duke luajtur ne disa pozicione, por edhe per pasaporten e tij italiane.

Pikerisht per kete gje flet La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se Inter ka filluar ta kete seriozisht per te, dhe dikush ne skuader eshte me valixhe ne duar pikerisht prej tij.

“Nese Inter sot me force kerkon qe Roberto Gagliardini te largohet nga Milano gjashte muaj perpara fundit te kontrates eshte pikerisht emri i Musah qe po e dergon italianin ne kete pike”.

“Inter ka marre vesh per veshtiresite financiare te Valencias por nga ana tjeter, e di shume mire qe lojtari po shtyn shume per nje transferim ne Milano”.

“E pikerisht janari eshte nje mundesi e mire per te marre direkt lojtarin me kushte teper te favorshme qe mund te mos ofrohen ne vere”.

“Normalisht goxha varet edhe nga Roberto Gagliardini, por Musah e ka nxitur shume interesimin e Simone Inzaghit pasi ky i fundit e ka ndjekur ne disa ndeshje kohet e fundit: muskuj, kualitet dhe koha e depertimeve perfekte. Nje mini Barella prej 19 vjecesh me deshiren per te thyer ne mes boten”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.