Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Denzel Dumfries: “Jam super krenar qe jam tek Interi. Shume gabim nese thoni se Hakimi…”

Inter, flet edhe Denzel Dumfries: “Jam super krenar qe jam tek Interi. Shume gabim nese thoni se Hakimi…”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes Inter-Bologna qe eshte fituar nga zikalterit me rezultatin 6-1, per mediat ka folur nje nga me te miret e ndeshjes.

Behet fjale per Denzel Dumfries qe sot ka luajtur per here te pare ne karrieren e tij si titullar tek Interi.

Ai eshte shprehur shume i kenaqur me ndeshjen. Keto kane qene fjalet e tij te plota vetem pak me pare per DAZN.

“Jam me te vertete shume i lumtur per ate qe kemi arritur te bejme ne fushen e lojes vetem pak minuta me pare.”

“Duhet te benim nje ndeshje te madhe pas asaj humbje ndaj Real Madrid dhe ne beme pikerisht kete gje: nje ndeshje te madhe.”

“Inzaghi me ka kerkuar qe te qendroj shume lart dhe qe te sulmoj sa me shume te mundem. Kam folur me shoket e mi, ata me ndihmojne shume. Qe kur kam ardhur ketu me kane pritur mire dhe jam shume i lumtur qe jam ketu.”

“Une bera qe tifozet te harrojne Hakimin? E gabuar. Nuk besoj se tifozet mund te harrojne dot Hakimin sepse ai vitin e kaluar ka bere shume mire ketu. Futbollistet qe bejne mire nuk harrohen.”

“Une jam Denzel dhe jam shume i lumtur qe jam ketu ama. Shume i lumtur. Dua te bej edhe une shume mire.”

“Italishtja? Po studioj shume, po mesoj fjale te reja. Po mundohem shume. Po me ndihmojne edhe shoket e skuadres. Jam super krenar qe ndodhem ketu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.