Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Skriniar zbulon gjithcka: “Cfare po ndodh me kete Inter? Nuk e keni idene, por kishim perbrenda nje…”

Skriniar zbulon gjithcka: “Cfare po ndodh me kete Inter? Nuk e keni idene, por kishim perbrenda nje…”
Inter Club Staff

Interi sapo ka fituar ne fushen e saj ndaj Bolognes me nje rezultat tenistik duke dominuar totalisht ndeshjen e duke mundur kundershtaret 6-1.

Zikalterit luajten nje ndeshje shume te madhe dhe te denjte per titullin ‘Kampione te Italise’ sepse nuk i dhane asnje shans Bolognes te dilte me ndonje pike sot.

Nderkohe, ne pushimin e pjeses se pare, atehere kur Interi po fitonte 3-0, perpara mikrofonave te DAZN eshte ndalur Milan Skriniar.

Ai ka qene autor i njerit prej gjashte golave te shenuar sot pas nje goditje kendi te goditur shume mire nga Dimarco.

“Cfare po ndodh? Nga lind gjithe ky inat ne fushen e lojes? Nuk e keni idene, por gjithcka nis nga ndeshja e se merkures.”

“Pikerisht nga ndeshja ndaj Real Madrid. Pas asaj ndeshje i kemi thene njeri-tjetrit se te ndeshja e radhes duhet te zbresim ne fushe per ta shtypur kundershtarin.”

“Duhet te luanim dhe te shfrynim te gjithe inatin per ate qe ndodhi sepse neve merituam shume ndaj tyre.”

“Sot kemi bere gjithashtu nje pjese te pare shume te mire por tani duhet te vazhdojme keshtu edhe te pjesa e dyte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.