Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

635 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Inter, cfare note per Dumfries dhe Dimarco! Nderkohe edhe Dzeko futet ne…

NOTAT E NDESHJES – Inter, cfare note per Dumfries dhe Dimarco! Nderkohe edhe Dzeko futet ne…
Inter Club Staff

Inter ka dominuar totalisht fushen e lojes dhe ka fituar ndaj Bolognes me rezultatin e thelle 6-1 ne San Siro.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve pas ndeshjes se sotme:

HANDANOVIC 6,5 – Deciziv te 1-0 kur mbyll mire porten te ajo e majte e Sorianos dhe i duartrokitur pak me vone pasi doli nga porta per te kapur nje top.

Nje pasdite e qete per te. Sa keq qe per nje gol te Theate e humbet nje ndeshje pa pesuar gol qe i mungon.

SKRINIAR 7,5 – Nisemi nga goli: i merituar, mbi te gjitha pas asaj qe tregoi edhe ne Champions League pak dite me pare.

Eshte shume mire, e kupton qe mund ta ngreje akoma edhe me shume nivelin e tij dhe eshte kthyer ne nje motivator autentik per shoket dhe per tifozet.

Ah, natyrisht qe per Sansonen dhe shoket e tij qe ishin nga anet e Skriniar sot kishte vetem dhimbje. Dhimbje qe nuk mbaronin.

DE VRIJ 6,5 – Arnautovic, ashtu si Benzema tre ditem e pare, per te marre top, duhet te largohet shume nga zona e Interit sepse hollandezi nuk ka as qellimin me te vogel per te lene liri.

Shume super ne topat e larte, por ka gjithmone kemben ne toke kur Bologna e tenton edhe nga toka pas ajrit.

NGA MINUTA E 67 ANDREA RANOCCHIA ME NOTEN 6 – Ai pritet me nje duartrokitje te madhe ne fushen e lojes. Ben detyren e tij nderkohe qe Bologna tentonte golin e nderit.

BASTONI 6,5 – I qete, kontrollon sfiden me qetesine e zakonshme dhe shpesh here merr pergjegjesine per te nisur skuadren perpara.

Me Barella dhe Dimarco kuptohet shume mire dhe eshte shume e lehte per te te gjeje pasen e duhur.

Merr aprovimin total te publikut per disa rekuperime nje kunder nje ne fushen e lojes.

NGA MINUTA E 74 ALEKSANDER KOLAROV ME NOTEN 6 – Futet ne fushe pikerisht ne garbage time sa per te vene pak rregull.

DUMFRIES 7,5 – Qe ne vrapin e pare eshte shoqeruar me shume ovacione nga publiku sepse ai vrap solli golin e Lautaros.

Me kalimin e kohes behet perfekt. Nga ai moment jane rritur edhe sulmet e Interit duke e ndihmuar shume e duke bere qe zikalterit te shenojne edhe golin e trete.

Me pas, shtyn nje Hickey te deshperuar te marre nje te verdhe. E njejta gje ndodh edhe ne pjesen e dyte me Dijks. I papermbajtshem.

VECINO 7 – Luan ne menyre surprize per te zevendesuar Vidal qe ka pasur nje problem muskular diten e sotme.

Por ai ka shume eksperience per te mos u gjendur gati ne nje ndeshje si kjo. Ai e nis aksionin e pare ku Dumfries jep assistin fitues.

Ndonjehere merr disa topa dhe i humbet ne menyre banale, por fizikisht eshte mire. Taktikisht pastaj eshte i cmuar ne te dy fazat e lojes. Goli ishte totalisht i merituar.

BROZOVIC 7 – Njejte sikur te mos kishte luajtur fare te merkuren ne darke. Ai vazhdon te vrapoje sikur te mos lodhet ndonjehere.

Perpara tifozeve te tij jep nje version te mesfushorit total duke dhene mesime se si interpretohet ai rol ne fushe.

Ne fillim disa gabime te vogla qe me kalimin e minutave harrohen dhe ben qe Interi te dominoje ne fushen e lojes dhe ne mesfushe. Nga ai nis pothuajse cdo aksion.

NGA MINUTA E 74 GAGLIARDINI ME NOTEN 6 – Pak minuta per te duke shijuar keshtu nje pasdite shume te bukur.

BARELLA 7 – Nje take pak sekonda pasi filloi mund ta kishte limituar por nuk ndodhi aspak keshu. Vrapon, proteston, ben gjithcka.

Ai ben nje tjeter ndeshje te madhe edhe pse Ayroldi i heq golin. Nje tjeter ndeshje plot me entuziazem dhe me deshire nga ai.

DIMARCO 7,5 – I perqendruar dhe brenda ne ndeshje edhe pse pak i turpshem ne fillim. Pothuajse fiks ne gjysmefushen kundershtare.

Ai arrin te jape dy assiste te mrekullueshme per shoket e skuadres: nje per Skriniar dhe nje tjeter per Vecinon. Per pak sa nuk shenon golin e javes, perseri.

CORREA 6 – Po rriste ritmin por ajo perplasje e la me dhimbje ne brinje dhe per te mos rrezikuar doli nga fusha e lojes qe ne minuten e 27. Sa keq, ishte ndeshja perfekte per te treguar vlerat.

DZEKO 7,5 – Dy gola, te dy shume te veshtire per tu shpjeguar. Ne nje ndeshje ku nuk duhet te luante sepse duhet te pushonte, ai futet dhe vendos ligjin.

MARTINEZ 7,5 – Nje ndeshje artistike. Ai tregon talentin e tij dhe te gjithe nervin qe ka. Shenon por ndihmon shume edhe skuadren.

Nuk le asnje aksion te kundershtareve pa i ndjekur nga pas si nje pitbull i cmendur. Shume ndeshje e bukur dhe nje traverse e mrekullueshme qe mbase po tundet ende.

NGA MINUTA E 67 ALEXIS SANCHEZ ME NOTEN 6,5 – Nuk arrin te beje dot diferencen per mungese minutash por tregon se eshte i mrekullueshem.

I jep Dzekos nje top fantastik te goli i gjashte por luan nje ndeshje zyrtare pas shume muajsh pritje e ky eshte nje lajm i mire.

TRANJERI INZAGHI ME NOTEN 7,5 – Do te thuhet: he se ndaj Bologenes e bejne te gjithe… Po, ishte Bologna, por kete ndeshej nuk e bejne aspak te gjithe.

Bologna kishte po aq pike sa Interi kur e filloi kete ndeshje sa per ti treguar dikujt qe mbase ka me pak pike edhe se Venezia. Pastaj, nje ndeshje e Serie A mbetet gjithmone e veshtire.

Pertej zevendesimeve, kritikave pas Real Madrid, demtimit te shpejte te Correas, presionit te larte, Interi i tij interpreton nje ndeshje perfekte dhe mbi te gjitha tregon nje futboll te bukur. Tregon se ky Inter di te fitoje, por mund edhe te zbavise.

BOLOGNA: Skorupski 5, De Silvestri 5,5 (dal 76′ Theate 6,5), Medel 5, Bonifazi 5, Hickey 5,5 (dal 55′ Dijks 5, 5), Dominguez 5 (dal 69′ Van Hooijdonk sv), Svanberg 5,5 (dal 55′ Vignato 5,5), Skov Olsen 5,5, Soriano 5,5, Sansone 5,5 (dal 55′ Barrow 6), Arnautovic 5. All. Mihajlovic 5

ARBITRO: AYROLDI 5,5 – Dyshimi i pare vjen per nje faull te presupozuar ne zonen e Interit por VAR tregon se gjithcka ishte e rregullt. Ne fund kishte nje penallti per Interin ndaj Dumfries, por ai nuk deshiron te perkeqesoje naten e Bolognes… mbase.

ASSISTENTI: Di Vuolo 6 – Imperiale 6

VAR: Guida 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.