Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

212 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Dimarco: “Askush nuk e di se cfare kam hequr une. Ne kete moment po shoh te me kthehet…”

Inter, flet edhe Dimarco: “Askush nuk e di se cfare kam hequr une. Ne kete moment po shoh te me kthehet…”
Inter Club Staff

Eshte Federico Dimarco nje nga lojtaret qe komenton menjehere pas ndeshjes per mikrofonat e Inter TV fitoren e Interit ndja Empolit.

“Me vjen keq qe ne gjuajtjen e dyte topi shkoi jashte. Do te me pelqente shume te kisha shenuar golin e dyte sot.”

“Per mua Inter do te thote shume, qe kur kam qene femije ka qene gjithmone shtepia ime. Qe prej moshes 4 vjecare e deri me sot.”

“Prandaj per mua goli vlen shume. Me siguri ka qene nje ndeshje e luftuar shume, nuk duhet te harrojme qe ata kane bere rezultate te rendesishme.”

“Shume kane harruar por ky Empoli ka fituar ne fushen e Juventusit. E mbeni mend besoj. Jane nje skuader e rendesishme.”

“Me siguri ka qene nje ndeshje e luftuar. Por kane ardhur per neve tre piket dhe per kete jam shume i lumtur.”

“Une kam luftuar shume per kete dite. Vetem une e di cfare kam kaluar per te arritur ketu ne vitet e kaluara.”

“Me eshte dashur te fitoj kete vend qe kam sot me shume pune dhe jam teper i lumtur qe jam ketu. Mezi po pres te kem kenaqesite e para me kete skuader.”

“Barazimi me Juventusin na ka bere te ndihemi keq dhe na i ka prere kembet pas ndeshjes sepse ka ardhur ne fund te ndeshjes me penallti.”

“Sot ama jemi futur me nje mendim komplet ndryshe per kete ndeshje dhe eshte e rendesishme qe kemi marre ne shtepi tre piket.”

“Po flasim per nje grup te madh qe nuk deshiron t’ja dije per mungesa apo per pengesa. Te gjithe duam te fitojme cdo ndeshje.”

“Do te jete e veshtire, por ne do te mundohemi te jemi gjithmone aty, ne gare per gjithcka cfare mundemi te jemi.”

“Objektiva personale? Sinqerisht nuk e prisja te isha kaq protagonist. Por me pune po shoh qe po me kthehet gjithcka dhe tani objektivi eshte te punoj akoma edhe me fort.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.