Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

203 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT e Empoli-INTER – “D’Ambrosio, cfare ndeshje. Nderkohe habit nota e Sanchez: “Lojtari kilian meriton…”

NOTAT e Empoli-INTER – “D’Ambrosio, cfare ndeshje. Nderkohe habit nota e Sanchez: “Lojtari kilian meriton…”
Inter Club Staff

Inter ka dale nga fusha e Empolit me nje fitore shume te rendesishme duke i mundur keshtu te zotet e shtepise me rezultatin e paster 0-2.

Fillimisht D’Ambrosio dhe me pas Federico Dimarco kane arritur te shenojne ne porten kundershtare duke i dhene keshtu tre piket zikalterve.

Nderkohe, keto kane qene notat e zikalterve, ku vihet re nje note shume e larte per mbrojtesin Danilo D’Ambrosio, autor i nje ndeshje madheshtore.

HANDANOVIC 6 – Ne minuten e 13 ai duhet te zgjatet ne te majte per te fituar nje duel me sllovenin Stojanovic, edhe pse ajo gjuajtje do te kishte perfunduar jashte.

Per sa i perket te tjerave mendon D’Ambrosio, i cili edhe njehere tregohet portieri i shtuar i Interit kunder Empolit.

D’AMBROSIO 7,5 – Kane kaluar pothuajse dy vite qe nga ai maj 2019, por zakoni per ti bere gol Empolit nuk ka humbur aspak.

Nje deja-vu per Andreazzoli qe do kete menduar: ‘perse topi nuk futet nese edhe pse ne kalojme Handanovic?’.

Ai e perserit ate gje ne gjysme ore duke neutralizuar Bajramin, qe bie si Alex Sandro te dielen por pa marre penalltine dhurate.

Mjafton kaq? Po cfare thoni. Ai ben gjithe xhiron e fushes per te shkuar ne sulm dhe per te shenuar 1-0 qe per Interin do te thote frymemarrje.

DE VRIJ 6 – Kartoni i verdhe i marre ne 24 per nje top me dore ndja Cutrones ishte jashte programit. Por e menaxhon mire pjesen e mbetur.

NGA MINUTA E 80 KOLAROV – Pa vote.

BASTONI 6,5 – Pas pak sekondash, ai kompleton nje diagonale decizive ne zone per ti mohuar nje gol te thjeshte ish-lojtarit Pinamonti.

Nje loje e cmuar prapa ne mbrojtje qe i jep Interit shume qetesi ne fazen e ndertimit te lojes: nje Bastoni ne versionin e sezonit te kaluar.

DARMIAN 6,5 – I jep vetes disa licenca teknike per standartin e tij por gjithesesi luan nje ndeshje teper te mire ne te dyja fazat.

Kur ndeshja eshte 11 kunder 10 dhe kur hapsirat shtohen, shtyn me shume ne te djathte duke dhene edhe krose me te mira. Super kros edhe ai per Gagliardinin por ai e con ne shtylle.

BARELLA 6,5 – Bllokimet muskulare per te si ai ne derbin e Italise tashme jane nje kujtim i larget. Ai futet ne fushe dhe ben detyren e tij dhe vrapon me kilometra.

Edhe Ricci qe e zhyt me koke ne toke pas asaj nderhyrje te rende nuk arrin ta nxjere dot jashte perdorimit. Ai eshte kudo, nuk pyet as per nderhyrje qe vlejne kartonin e kuq.

BROZOVIC 6,5 – Eshte lojtari me i markuar i Interit me dy lojtare mbi vete por kjo nuk eshte dicka e re per te sepse po ndodh pothuajse gjithmone.

Ka nga prapa ne cdo hap Bajramin, por ai nuk e ka problem. Luan me qetesi dhe nderton me dashuri.

Nuk mungojne as rekuperimet e topave. Ndonjehere gabon, por direkt mundohet te ndihmoje skuadren prapa. Merr nje karton te verdhe qe ishte me shume nje karton portokalli: edhe mund te mos jepej.

NGA MINUTA E 72 MATIAS VECINO – Pa vote.

GAGLIARDINI 6 – Ne ndeshjen e tij te pare si titullar ne kete sezon, mesfushori bergamask duket sikur beri nje ndeshje identike me ate ndaj Juventusit.

Futet me grinte, dinamizem dhe shpesh here deperton edhe ne zone, por ka pak konfuzion ne gjerat qe ben.

Nuk vjen goli per shkak te fatit te keq: njehere godet shtyllen dhe njehere deshiron te fuse topin me dore ne porte. Shenon, por VAR e anullon dhe merr edhe te verdhe per ate rast.

NGA MINUTA E 84 STEFANO SENSI – Pa vote.

DIMARCO 6,5 – Ne minuten e 23 nje skeme per pak sa nuk e dergon ne gol nga rreth 25-30 metra: ai eshte nje terminator kur vjen puna te goditjet nga larg.

Perballe sot ka Civarion. Gjithesesi, ky i fundit ne minuten e 67 nuk mund te beje dot asgje sepse ai shenon me porten e boshatisur pothuajse 2-0 perfundimtar.

SANCHEZ 6,5 – Ne minuten e 29 Luperto i ben nje faull taktik dhe merr karton te verdhe. Nga ai moment ai fillon te ngjyrose cdo top qe i del perpara.

I jep D’Ambrosios nje top te mrekullueshem qe ai e con ne gol. Ne pjesen e dyte shenon por ishte ne pozicion jashte loje.

NGA MINUTA E 72 JOAQUIN CORREA – Pa vote.

LAUTARO MARTINEZ 6,5 – Shihet per here te pare ne minuten e 23 me nje gjuajtje teper te rendesishme por qe shkon siper travereses.

Nuk i del mire asgje per te shenuar sepse perballe ka nje porter qe i pret gjithcka por duke qene se nuk po arrinte te shenonte vete, vendos te ndihmoje shoket: i jep nje super asssit Dimarcos.

NGA MINUTA E 84 EDIN DZEKO – Pa vote.

TRANJERI FARRIS 6,5 – Nje ndeshje e mire e para per te si zevendesues i Inzaghit qe ishte ne ‘Sky Box’ te Castellanit per shkak te kartonit te kuq qe mori ndaj Juventusit.

Gjithesesi ndryshimet e para vine vetem pasi rezultati ishte ne kasaforte, pra pas minutes se 72 te lojes.

Nga ana tjeter, nuk kishte aspak nevoje te nderhynte te skuadra sepse gjithmone lojtaret ne fushe e dinin cfare te benin

EMPOLI: Vicario 7; Stojanovic 6 (dall’82’ Fiamozzi sv), Luperto 5,5, Ismajli 5,5, Parisi 5,5; Zurkowski 5,5 (dal 68′ Asllani sv), Ricci 5, Bandinelli 6 (dal 68′ Henderson sv); Bajrami 6 (dal 57′ Haas 6); Pinamonti 5,5, Cutrone 5,5 (dal 68′ Mancuso sv). All. Andreazzoli 6.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.