Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 17, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, FLET EDHE INZAGHI: “Dy ndeshje madheshtore. Per tifozet kam vetem nje mesazh: gati per ti…”

INTER, FLET EDHE INZAGHI: “Dy ndeshje madheshtore. Per tifozet kam vetem nje mesazh: gati per ti…”
Inter Club Staff

Direkt pas shportit ne Nyon ku ka dale ne pah Benfica si kundershtari i radhes zikalter ne Champions League, per mediat ka folur sot edhe Simone Inzaghi.

Keshtu, per ndeshjen e dyfishte (fillimisht ne Portugali dhe kthimi ne San Siro), tranjeri i Interit eshte shprehur si me poshte:

“Inter eshte rikthyer te luaje nje cerekfinale ne Champions League dhe per kete fakt jemi shume krenare te gjithe”.

“Kjo sepse nje klub si i yni i meriton nete si keto dhe i meriton keto tip ndeshjesh qe te bejne te enderrosh per me shume”.

“Kunder Benfices do te kete dy ndeshje shume te bukura dhe nje atmosfere me tensionin e denje per rendesine e kompeticionit”.

“Benfica ka nje skuader te forte dhe me tradite te madhe qe ka fituar grupin e saj duke luajtur shume mire.”

“Nderkohe ne nuk kemi treguar me pak cilesi se askush dhe duam qe te gjendemi gati per nje ndeshje kaq te rendesishme”.

“Mesazh per tifozet? Patjeter, dua te gjendemi gati per te dhuruar nje enderr tjeter per te gjithe tifozet tane. Do te jene dy sfida teper te komplikuara dhe emocionuese, te gjithe duhet te punojme per me te miren per te mos i lene asgje rastesise”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.