Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

309 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pogba, zbulohet ‘karta speciale’ qe Marotta po perdor per ta bindur francezin!

Pogba, zbulohet ‘karta speciale’ qe Marotta po perdor per ta bindur francezin!
Inter Club Staff

E ardhmja e Paul Pogba mbetet e gjitha per tu shkruar: mesfushori francez, i ardhur nga nje sezon jo shume me fat per shkak demtimesh (8 paraqitje zyrtare vetem), mund te largohet nga Manchester United.

Mbi lojtarin, sipas Corriere dello Sport, jane plot kater skuadra: pervec hipotezes se rikthimit tek Juventusi, ne gare per te jane edhe Paris Saint Germain, Real Madrid dhe Inter.

Ai pikerisht tek zikalterit do te gjente Conten dhe Marotten, dy njerezit qe besuan te paret tek ai.

Por ai qe do te marre vendimin final per te ardhmen eshte pikerisht Paul Pogba. Ja cfare shkruan Corriere per kete dhe zbulon gjithashtu edhe nje karte speciale qe pritet te perdore Marotta per te arritur tek ai.

INTERI NE GARE ME NJE KARTE SPECIALE – “Pogba mezi po pret oren qe te rikthehet ne fushe me bluzen e Manchester United ehde pse ne te ardhmen e tij nuk e shikon aspak kete skuader.”

“Por nuk shikon aspak as Premier League, jo vetem United sepse qellimi i tij eshte te largohet nga ky kampionat.”

“Ja pse Juventus, Inter, PSG dhe Real Madrid po e kerkojne per arsye te ndryshme lojtarin qe eshte i gatshem te levize nga Manchester.”

“Per momentin, eshte Paul ai qe duhet te vendose dhe te dale kunder klubit aktual per te kerkuar edhe largimin.”

“Po Interi cfare po ben? Marotta po perdor karten speciale te quajtur ‘Antonio Conte’: ai eshte tranjeri i pare i vertete i Pogba dhe tranjeri qe po e kerkon me kaq ngulm rikthimin e tij tani.”

“Pogba nga ana e tij do te vinte pa asnje problem per te punuar me Conten sepse edhe ai vete mendon se me italianin do te kthehej se qeni ai lojtari qe cmendi boten vetem pak vite me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.