Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 11, 2022

Scroll to top

Top

180 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi perpara Genoas: “A e dini kush kane qene objektivat e Interit ne fillim te sezonit? Me eshte kerkuar…”

Inter, flet edhe Inzaghi perpara Genoas: “A e dini kush kane qene objektivat e Interit ne fillim te sezonit? Me eshte kerkuar…”
Inter Club Staff

Pasi eshte metabolizuar humbja ndaj Sassuolos, Inter do te luaje sot ne Marassi, kunder nje Genoa qe lufton me te gjitha menyrat per te mos rene ne Serie B.

Eshte nje ndeshje e forte, ku kerkohet nje sinjal nga Interi qe ka qene ne krize rezultatesh ne ndeshjet e fundit.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Inzaghit perpara ndeshjes:

Cfare ndeshje pret?

“Do te gjejme nje kundershtar me shendet te plote qe ne kater ndeshjet e fundit ka dale gjithmone me pike.”

“Do te gjejme nje kundershtar te organizuar ne lufte per te shpetuar. Eshte nje ndeshje delikate.”

A mund te jete ndeshja e duhur per Lautaron? Ke folur me te per ta motivuar?

“Eshte folur shume per te ne ditet e fundit. Jemi ende sulmi me i miren e Serie A, nuk ekziston nje problem sulmuesish.”

“Shqetesimi rritet nese nuk krijon, por ne me Sassuolon, edhe pse skemi luajtur aspak mire, kemi goditur porten 20 here dhe kemi krijuar raste te medha. Jam i bindur qe do kthehemi shume shpejt te golat.”

Ne fillim te kampionatit do te kishit firmosur per situaten aktuale, me nje Superkupe te fituar dhe kete klasifikim?

“Une e di shume mire cfare me eshte kerkuar nga drejtuesit: te mbaj nje vend ne Champons, te kaloj grupet e Champions, te provoj te fitoj Superkupen.”

“Keto kane qene objektivat qe me jane kerkuar. Ne kete moment nderkohe na duhet ekuiliber i forte nga te gjithe.”

“Tifozet jane treguar te mrekullueshem te dielen. Na kane mbeshtetur edhe pas humbjes. Ne vere flitej per alarme e per shume gjera te tjera. Tani vetem pas nje humbje kam degjuar te njejtat histori, te flasin prape shume.”

“Por ashtu si kemi bere ne fitore, do te bejme edhe tani: do te duhet te bejme me mire ne ndeshjet duke analizar cdo gje.”

Si e shikon rinovimin e Brozovic?

“Mendoj se po, eshte nje goditje merkato. Rendesia e tij eshte e madhe, e dime te gjithe. Ashtu si jane te rendesishem edhe rinovimet e Barella e Lautaro e shpresoj shume shpejt te jene te tille edhe ato te Perisic dhe Handanovic.”

“Jane gjera qe i takojne klubit, drejtuesve, qe punojne 24 ore per ne per te rritur kompetivitetin.”

Cfare shpjegimi i jep golave te shumte te pesuar keto kohe?

“Ne pjesen e pare te sezonit kemi qene vulnerabel, me pas e kemi permiresuar dhe tani sikur po e vuajme pak mungesen e freskise.”

“Por punojme cdo dite qe te permiresohemi edhe ne kete aspekt.

Jeni ne nje moment deciziv te sezonit: kundershtaret do te jene Milan dhe Napoli?

“Jemi ne nje moment shume te rendesishem, por jo deciziv. Duhet te bejme kete gje kete muaj, duhet te bejme sa me mire.”

“Eshte gjithcka e hapur edhe per Juvnetusin dhe Atalanten qe me disa fitore mund te jene aty ne lufte. Prandaj, ne duhet te hsohim veten. Kemi pasur defekte, skualifikime, demtime.”

Sa e rendesishme do te jete te keni suportin e tifozeve ne stadium?

“Shume. Djemte e Nord kane qene te pabesueshem edhe te dielen, ishim ne disavantazh dhe jemi mbeshtetur qe prej minutes e pare.”

“Do te vine edhe sot, mendoj se jane te lumtur per ate qe kemi bere nga fillimi. Kemi punuar mire dhe kemi rritur pritshmerite. Jemi te lumtur dhe krenare.”

Si eshte Gosens?

“Ka bere dje stervitjen e pare te plote, kemi ndjesi te mira. Eshte jashte qe ne fund te shtatorit, per ne e rendesishme eshte qe te besojme fort te ai.”

“Do te flas me te. Mungon ne fushat e lojes prej pese muajsh, duhet durim por kemi shume besim tek ai. Edhe Te Correa. Per derbin mund te rikthehet te jete ne dispozicion e do te jete nje resurs i madh per neve.”

Nese perdoret ne te majte mund te liroje Perisic te luaje si sulmues?

“Perisic po ben nje sezon shume te madh. E ka rritur nivelin e tij shume. Ka kualitet te madh dhe po ben gjera te mrekullueshme.”

“Me Correa do te kem te gjithe sulmuesit ne dispozicion dhe mendoj se Perisic do te qendroje ne pozicionin e tij origjinal ku une e shoh shume mire.”

Si po punon Caicedo? Kur mund te gjeje hapsire?

“Sapo ka ardhur ka pasur nje demtim te vogel. Tani po punon shume mire. Mund ta fusja te dielen, por menyra si shkoi loja sme la dhe eshte nje alternative qe une e vleresoj shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.