Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

178 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson: “E pabesueshme: kjo eshte statistika horror e Interit ne sulm ne vitin 2022.”

Gazzetta frikeson: “E pabesueshme: kjo eshte statistika horror e Interit ne sulm ne vitin 2022.”
Inter Club Staff

Pas muaj e muajsh qe Interi shenonte pafundesisht, prej disa kohesh sulmi i Interit ka pesuar nje renie te dukshme.

La Gazzetta dello Sport eshte futur ne detaje dhe ka analizuar me ane te shifrave rendimentin e lojtareve te Interit ne sulm.

Duket se renia sipas shifrave ne krahasim me fazen e pare eshte evidente dhe e frikshme nese sheh cfare Interi ka bere deri ne dhjetor.

“Inter e ka mbyllur 2022 me nje mesatare 2,6 gola per ndeshje ne 19 ndeshjet e para te kampionatit, por ne gjashte ndeshjet e para e fazes se dyte, jane shenuar vetem gjashte gola. Pra, nje gol per ndeshje.”

“Nderkohe Inter ne xhiron e kthimit ka koleksionuar 101 gjuajtje totale dhe nga keto 53% kane qene ne porte.”

“Por e frikshme eshte statistika qe tregon se Interi ka kthyer ne gol vetem 6.1% te rasteve: pra, i bie qe Inter ka shenuar 1 gol cdo 17 gjuajtje te tentuara.”

“Nderkohe, ne kete kohe, me pak gola se Inter ka shenuar vetem Genoa (3), Bologna (4), Udinese dhe Venezia (5).”

“Inter eshte skuadra e pare me Cagliarin (13) per raste te pastra te humbura perpara portes dhe e dyta pas Genoas per raportin e prekjeve ne zonen kundershtare dhe me golat e shenuar.”

“Per sa i perket individeve: Lautaro nuk shenon qe prej ndeshjes ndaj Salernitanes ne 17 dhjetor. Dzeko ka shenuar 2 gola ne 2022. Sanchez ka shenuar vetem ne Superkupe dhe Kupen e Italise dhe asnje gol ne kampionat. Correa dhe Caicedo skane luajtur asnjehere. Duhet nje shkundje e mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.