Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Inzaghi: “Pervec Lukaku kemi edhe nje lojtar tjeter qe do mungojen sot: nuk eshte…”

Inter, flet edhe Inzaghi: “Pervec Lukaku kemi edhe nje lojtar tjeter qe do mungojen sot: nuk eshte…”
Inter Club Staff

Pas suksesit ndaj Salernitanes, Inter eshte gati te zbrese ne fushen e Franchit, per te luftuar ndaj Fiorentines ne jave ne 11 te Serie A.

Nderkohe, ai qe ka folur para ndeshjes eshte pikerisht tranjeri zikalter:

“Firenze eshte nje transferte e veshtire per te gjithe. Kete jave kemi pasur ndonje dite me shume per tu pergatitur, po e kemi pritur me besim kete transferte”.

Ne fakt, keni tre transferta te veshtira tani: Fiorentina, Juventus dhe Atalanta. Sa e rendesishme do te jete kjo e sotmja?

“Rezultatet sjellin shume autostime dhe fitoret jane pasoje. E dime shume mire se kemi ndeshje teper te veshtira, prandaj do te bejme maksimumin”.

Eshte transferta ku duhet te behet kapercimi i madh?

“Ne transferte duhet te bejme me shume. Eshte normale qe te luajme futbollin tone perpara tifozeve tane eshte me e lehte, por duhet te bejme mire edhe kur jemi larg”.

Lukaku si eshte?

“Ka dy dite qe punon edhe ne grup, por ende duhet te gjeje gjendjen fizike me te mire. E shoh te motivuar.”

“Me ne fund e ka kaluar demtimin, per sot nuk do te jete ne Firenze, por do te jete te merkuren besoj”.

“Normalisht, duhet pare si do te ece me gjendjen e tij fizike”.

Handanovic?

“Ai per sot nuk eshte i disponueshem. Do te mungoje. Por do te vije me skuadren per te na dhene nje dore ne pankine. Nese do te duhet dikush, Coraz eshte gati per te luajtur”.

Me sa pike nga vendi i pare Inter mund te ndihet ne lufte per titullin?

“Tani jemi larg dhe duhet te shohim njehere kalendarin. Duhet te jemi realiste, jemi goixha larg. Perpara kemi skuadra qe po vrapojne fort.”

“Ne kemi humbur shume pike, por objektivi eshte qe te rekuperojme pike sa me shume dhe te kalojme ne Champions”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.