Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Bastonit paralajmeron Interin: “Cfare po ndodh? Nese nuk me shkruajne deri me 01 korrik, atehere…”

Agjenti i Bastonit paralajmeron Interin: “Cfare po ndodh? Nese nuk me shkruajne deri me 01 korrik, atehere…”
Inter Club Staff

Tullio Tinti, agjenti i Alessandro Bastonit, i intervistuar per Corriere dello Sport, ka leshuar nje alarm jo vetem per sa i perket lojtarit te cilin ai menaxhon.

Skudeto ka ardhur fale kimise qe eshte krijuar ne dhomat e zhveshjes?

“Interi ishte nje nga kandidatet per te fituar, por nuk ishte favorite. Ka fituar dhe eshte e detyrueshme qe te lartesohet puna e tranjerit qe ne dy vite i ka dhene mundesi grupit qe te beje nje saltro kualiteti te pabesueshem.”

“Pas eleminimit nga Champions League ne dhjetorin e shkuar ka ndodhur dicka dhe lojtaret jane izoluar nga cdo ze i jashtem duke luftuar fort edhe pse pronaret kane munguar per shtate muaj ne Milano.”

Tani Zhang eshte rikthyer dhe ka kerkuar edhe ulje rrogash?

“Kur e kam lexuar kete kerkese per prerjen e rrogave per dy muaj kam mbetur i mrekulluar, por jo edhe aq shume.”

“Qe ne janar e kisha pasur nje situate jo te qarte me Eder qe luante per nje skuader te Suning ne Kine.”

“Kishim kuptuar se situata kishte shkuar ne nje rruge pa kthim dhe kishim kerkuar te largoheshim me pare, sepse ishte mundesia te rikthehshim ne Serie A.”

“Por na kane mbajtur te lidhur me premtime dhe ne fund ai qendroi dhe pertej fitimit te kampionatit ne Kine, nuk i kane paguar as rrogat dhe as kontributet.”

“Keshtu ai nuk ka arritur dot te marre as parate nga Kina. Per me shume klubi nuk eshte regjistruar me fare ne kampionat. Dicka pa kuptim.”

Le te rikthehemi te interistat…

“Une ndihem pergjegjes per lojtaret e mi dhe nuk besoj se nje prerje rrogash per dy muaj eshte gjeja e duhur.”

“Jam i bindur se te gjithe klubet ne Serie A kane shume probleme sepse kane pak te ardhura, por ne te njejten kohe ato jane firma private.”

“Kur fitojne, nuk e ndajne fitimin me punonjesit dhe kur jane ne humbje, atehere duhet ti marrin vete persiper.”

“Kam lexuar se familja Zhang donte te shiste dhe kishte nje fond gati te bente nje oferte te rendesishme. Suning donte me shume? Legjitime sepse klubi eshte i tyre.”

“Por tani nuk mund te kerkojne para nga lojtaret pas gjithe asaj qe kane bere. Nuk kane fituar vetem Skudeton, por kane pranuar edhe te mos paguhen per disa muaj duke pranuar shtyrjen e rrogave.”

“Nje kerkese e tille, nderkohe qe ndodh vetem pak dite perpara festes per Skudeton, me duket jo oportune dhe jashte cdo logjike.”

Ti me Interin ke lene ne mes nje rinovim te Bastonit.

“Nje tjeter surprize… Prej 4 muajsh kemi nje marreveshje me Marotten, Ausilio dhe Antonellon.”

“Bastoni, e kujtoj, po luan me nje kontrate te firmosur tre vite perpara, pavarsisht se ka dy sezone qe luan titullar te Interi dhe grumbullohet edhe ne kombetare.”

“Ka pasur nje premtim nga ana e tyre qe rroga te arrinte nje nivel te drejte dhe ne shkurt kishim nje marreveshje dhe disa emaile konfirmimi.”

“Mungonte vetem qe presidenti te rikthehej nga Kina dhe te firmoste. Me pas, te premten me kane lajmaruar se rinovimi nuk ka deshtuar, por duhet pritur edhe pak sa te konfirmohet nje hua qe klubi po merr.”

“Sinqerisht keto gjera jane gjera qe kurre ne karriere nuk me kane ndodhur.”

Bastoni mund te mos rinovoje?

“Bastoni ka fanellen e Interit veshur sepse eshte nje interist. Do te respektoje cdo marreveshje sepsek a nje kontrate dhe une kontratat jam i mesuar ti respektoj.”

“Nese klubi do te kerkoje te rinovoje me shifrat e rena dakord, ok, ndryshe nga 1 korriku gjerat ndryshojne.”

“Do te jem me i qarte: Bastoni dhe agjenti i tij jane te lumtur te qendrojne tek Interi, por duhen bere gjerat ne menyre normale si ne cdo klub tjeter.”

“Per momentin eshte e veshtire dhe e dime, por kjo sjellje nuk te con askund. Nese do e kisha bere une dicka te tille, e te isha terhequr perpara firmes, kur cdo gje te ishte ne rregull, Interi do te kishte bere nje kaos te pabesueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.