Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare shkrimi: “Thoni cfare te doni, por te Interi ka ndodhur e pamendueshmja: askush nuk…”

Gazzetta, cfare shkrimi: “Thoni cfare te doni, por te Interi ka ndodhur e pamendueshmja: askush nuk…”
Inter Club Staff

Per nje Vidal qe ndalet, eshte nje Christian Eriksen qe kurre nuk ka qene kaq shume ne brendesi te mekanizmave tek Interi.

Ashtu si nenvizon sot La Gazzetta dello Sport, danezi tashme eshte perfshire me mish e me shpirt tek Interi, duke marre edhe ate rol qe shpresonte qe prej dites se pare te ardhjes se tij ne Milano nje vit me pare.

Goli ndaj Milanit ne Kupen e Italise me sa duket ka qene thjesht shkendija dhe ndeshja ndaj Atalantes thjesht ‘shenjterimi’ i tij ne kete rol.

Gjithmone sipas asaj qe shpjegon e perditshmja italiane, kualiteti i ish-Tottenham ka filluar te duket vetem tani sepse ai ka shtyar punen ne stervitje por edhe ne pjesen private te jetes se tij.

Afersia qe i ka dhene e fejuara Sabrina Kvist Jensen dhe dashuria e dy femijeve te vegjel ka ndikuar dhe ndihmuar shume dhe ka qene thelbesore qe ai te arrinte te bindte Antonio Conten me energji pozitive ne fushen e lojes.

Tani ai ben gjithmone gjene e duhur, si ne fazen me top dhe si ne fazen pa top: “Goditja e dinimit qe u shnderrua ne gol ndaj Milanit ka qene thjesht lindja e nje bote te re, por qe te gjithe besonin se nje dite do te lindte.”

“Eriksen i ri ne fakt vjen nga shume larg: rritja e tij ka qene e avashte, shpesh here e pakonceptueshme por konstante.”

“Ai tani ka marre perfundimisht vendin ne skuader qe dukej nje prone e Vidal.”

“Me Eriksen ne fushe, Interi ka me pak parashikueshmeri dhe eshte alternativa e cdo momenti kur Brozovic ka topin.”

“Fakti qe ai eshte bere kaq qendror tek Interi eshte nje gje shume e madhe sepse ka rritur shume nivelin e Interit.”

“Mund te thoni cfare te doni, por te Interi ka ndodhur e pamendueshmja: askush nuk do i kishte shkuar ndermend dicka e tille ne janar.”

“Do te largohet sot, nje problem per Conten, problemi i Eriksen, me pas fjalet e Marottes: shume, per te mos thene te gjithe, ishin dorezuar.”

“Por me sa duket, pervec dy personave: vete Eriksen, qe ka bere gjithcka per te rene ne sy te Contes dhe vete Conte, qe eshte treguar i duruar dhe largpames me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.