Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

986 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Lautaro Martinez: “Kritikat ndaj Simone Inzaghi? Me duket se e harroni se jemi ne ata qe…”

Inter, flet edhe Lautaro Martinez: “Kritikat ndaj Simone Inzaghi? Me duket se e harroni se jemi ne ata qe…”
Inter Club Staff

Lautaro Martinez eshte ndalur gjithashtu te flase per mikrofonat e Sky Sport, pas fitores ndaj Torinos pak me pare.

Keto kane qene fjalet e tij:

Sa ka peshuar kjo fitore?

“Sot ka qene nje ndeshje shume e rendesishme, duhet te fitonim me te gjitha kushtet dhe duhet te tregonim se ne jemi ketu dhe skuadra eshte gjithashtu. Duhet te benim dicka me shume”.

A keni folur gjate javes? Cfare nuk ka ecur deri me tani?

“Detajet. Duhet te permiresohemi ne shume aspekte, gjera edhe te vogla. Por duhet te luftojme sepse ka shume faktore qe na kane sjelle ketu”.

A eshte nje sinjal ndihme edhe per tranjerin?

“Nuk eshte gjithmone faji i tranjerit. Me duket se e harroni se jemi ne ata ne fund qe zbresim ne fushen e lojes”.

“Jemi ne ata qe perballemi me skuadrat. Tranjeri ben zgjedhjet e tij, ne duhet te pergjigjemi: jemi Inter. Kur dikush therritet, duhet te pergjigjet i gatshem”.

Shume kritika ndaj Interit?

“Neser do te takohemi dhe do te kete perseri kritika konstruktive. Kur gabon dhe e thua eshte nje forme pozitive e kritikes. Gjerat permiresohen gjithmone”.

A ndihesh me shume lider?

“Une kerkoj te bej punen time. Kur eshte per te vrapuar, une vrapoj. Kerkoj te ndihmoj gjithmone skuadren.”

“Falenderoj gjithmone shoket e mi sepse nese jam keshtu, qe jam permiresuar, eshte merita e tyre totalisht”.

Pergatitja ka ndryshuar duke pare edhe Boterorin qe eshte perpara?

“Po, eshte ndryshe. Kampionati do te ndalet ne mes fare. Pergatitja ime indidivudale ama nuk ka ndryshuar. Tani dua te jap maksimumin per Interin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.