Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Marotta nuk mohon aspak shitjen e Interit? “Familja Zhang po largohet? Ju them me siguri qe ata…”

Inter, Marotta nuk mohon aspak shitjen e Interit? “Familja Zhang po largohet? Ju them me siguri qe ata…”
Inter Club Staff

Ne San Siro, pak perpara se Torino dhe Inter te perballeshin, perpara mediave ka dale te flase edhe Beppe Marotta.

Keto kane qene fjalet e tij per DAZN:

Pas kesaj perballje qe keni pasur me skuadren ne Appiano, cfare reagimi prisni?

“Duhet te jene edhe me te forte se paraqitjet e fundit. Nga ky kendveshtrim, ka qetesi. Ne jemi perballur per disa probleme”.

“Sot duhet te kemi me shume kujdes. Duhet qe te kemi me shume gezime per veten tone, por edhe per tifozet tane”.

Ka pasur zera per nje mandat per shitjen e Interit te firmosur nga familja Zhang. Cfare ka te vertete ketu?

“Keto lajme ka dy vite qe qarkullojne tashme. Mund te them vetem se familja Zhang e dashuron Interin dhe ka respektin e tifozeve”.

“Ata e dine shume mire cfare duhe te bejne dhe cfare eshte e mira e Interit per te garantuar te tashmen dhe te ardhmen”.

“Pjesa teknike ku une jam pergjegjes duhet te jete larg ketyre konsideratave sepse ne kemi qene te siguruar gjithmone nga ata”.

“Sot pergjigjet i presim nga skuadra, jo nga pronaret”.

Keshtu ti e mohon kete gje?

“Jane gjera qe jane mbi mua, nuk futem fare ne keto tema qe jane strategji e pronareve. Une mund te them se e ardhmja eshte e garantuar dhe se familja Zhang nuk do bente kurre dicka te kundert me kete ne te ardhmen.”

Duke u kthyer te takimi ne Appiano Gentile, a e keni prekur temen e karakterit dhe te qenit ‘i keq’ ne fushe?

“Ne perballjet me lojtaret dhe me stafin i kemi te perditshme per te eleminuar cdo gabim te bere. Por duhet te rritemi edhe nga ana e karakterit, natyrisht”.

“Duhet punuar shume nga ana psikologjike. Inzaghi dhe stafi i tij po bejne nje pune te mire dhe do te jemi ketu per ta mbeshtetur”.

“Ka pasur nevoje per nje perballje dhe e kemi bere. Duhet te respektojme punen e Inzaghit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.