Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

257 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe legjenda Recoba: “E dini qe te Venezia nga Interi me mori Marotta? Interit sot i uroj vetem…”

Inter, flet edhe legjenda Recoba: “E dini qe te Venezia nga Interi me mori Marotta? Interit sot i uroj vetem…”
Inter Club Staff

Ne diten e Venezia-Inter, La Gazzetta dello Sport nuk ka harruar te intervistoje nje lojtar teper te dashur per tifozet e Interit si Alvaro Recoba qe ka veshur fanellen e dy skuadrave.

Ja disa nga fjalet me interesante te El Chino per te perditshmen italiane:

Janar 1999. Ti shkon te Venezia, cfare mban mend?

“Ishim pothuajse te rene ne Serie B. Rrezikoja une, tranjeri Novelino, presidenti Zamparini, drejtori sportiv Marotta, por qe aty nisi nje rrugetim i mrekullueshem me nje faze te dyte te pabesueshme.”

“Mendoni se deri ne ate moment nuk kisha vnee kurre kembe ne qytet dhe ka qene bukur ta zbuloja pak e nga pak.”

“Venezia nuk eshte normale, Venezia eshte magji e paster.”

Ne kete Inter eshte drejtuesi qe ke pasur te Venezia dhe qe te mori ne ate kohe…

“Beppe Marotta eshte nje njeri i mbare. Te Venezia e shikoje qe ai te jepte ekuiliber, kishte kapacitet per te gjetur zgjidhje, te bashkonte klubin dhe lojtaret.”

“Gjeja mee bukur eshte se nuk ka ndryshuar fare. Ndonjehere kur rritesh ne nivel dhe fuqi behesh nje njeri tjeter por ai ka mbetur i njejti me 23 vite me pare.”

“Edhe pse me Juven fitoi cdo gje dhe vuri ne kembe Interin, ai ka mbetur i njejti. Mbaj mend njehere qe “Zampa” me tha: “Nese shenon do te marresh ate qe do ne dyqan”.

“Une shenova dhe ika mora nje televizion gjigand, me te madhin ne bote. Kur Beppe me pa, me tha: “Chino, keshtu eshte e tepruar…”

Tani ai ka zgjedhur Inzaghin per te zevendesuar Conten: a ka qelluar?

“Pertej rezultateve, ti e kupton direkt qe ka pasur nje ide, nje dore, nje pune prapa. Mund te luftosh akoma per Scudetton dhe ne Europe mund teb ehet mire.”

Si e ke perjetuar kete vere plot me turbulenca te Interi?

“Nuk e kam ndjekur merkaton per dy dite se isha me pushime dhe lexova se Lukaku kishte shkuar te Chelsea dhe me perpara Hakimi te PSG. Klubi do kete qene i detyruar te beje keto zgjedhje. Por kane investuar mire direkt.”

“Ne futboll ndonjehere duhet te mendosh qe ndonjeri eshte i pazevendesueshem por kurre nuk ka nje lojtar te tille. Duhet nje skuader e mire dhe cdo lojtar eshte i zevendesueshem.”

Lautaro luan ne rolin tend: deri ku mund te shkoje?

“Di vetem qe shenon pothuajse gjithmone dhe kjo gje nuk eshte e thjeshte. Mendoj se shume shpejt do te vije ndonje superoferte per te.”

“Kjo nuk do te thote qe do te largohet, por duhet pasur kujdes. Une do ta doja per dhjete vite ne Milano, por nuk do te jete e thjeshte.”

Po lojtaret e majte tek Interi te pelqejne? E sheh veten te ndonjeri?

“Bastoni, Kolarov dhe Dimarco gjuajne shume mire, por eshte e kote te behen krahasime. Dimarco nuk do te beje kurre golat qe beja une, por ne zone markon shume me mire se une…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.