
Cambiasso: “Ja kush jane derby-t e mi te preferuar”.
Ne nje interviste per Sky Sport, Esteban Cambiasso eshte rikthyer mbrapa ne kohe, ne prag te ndeshjes midis Inter-it dhe Milan-it, per te zgjedhur midis gjithe atyre ndeshjeve ndaj kuqezinjve, dy ndeshje te qytetit qe i kane ngelur ne mendje me shume:
“Kujtimi im per derbyn me rikthen ne javen perpara derby-t, sepse me pelqente te ecja ne Milano per te pare sesi po e perjetonte cdo tifoz, te ndjeje sesa te karikuar ishin sepse eshte nje jave speciale”.
“Nese flasim per ndeshjet e derby-t, kam dy ndeshje ne mendje qe me pelqejne me shume: nje ndeshje eshte kur kam realizuar gol ne derbyn e Krishtlindjeve 2-1, dhe tjetra eshte gjithmone nje derby qe luajtem ne dhjetor qe fituam ne minuten e 92′ kur realizoi gol Adriano”.
“Keto jane dy ndeshje qe do te mbaj ne zemer edhe pse te gjitha emocionet pozitive dhe negative qe kam provuar, qendrojne”.