Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk permbahet: “A e pate Interin dje? Ishte dita kur Conte zbuloi Planin B: “Behet fjale per…”

Gazzetta nuk permbahet: “A e pate Interin dje? Ishte dita kur Conte zbuloi Planin B: “Behet fjale per…”
Inter Club Staff

“Shiko se ekziston ky Plani B. E ne emergjence totale, nuk ishte me e mundur qe te fshihej.”

Antonio Conte ka kthyer ndeshjen e djeshme duke luajtur me nje 4-3-1-2 me nje Sensi gjysme mezzala e gjysme trekuartist, ku Sanchez luante pak me i terhequr pas dy sulmuesve te Interit, Lautaro dhe Lukaku.

Nderkohe, Barella ka qene super dje dhe Eriksen jashte skemave. “Te humbasesh ne Cagliari pas asaj qe ndodhi ne Champions do te kishte shkaktuar nje tragjedi.”

“Do te kishte vene ne pikepyetje te gjithe projektin, do te kishte sjelle ne diskutim fjale si “krize”, fjale qe nga ato ane nuk pelqehen fare.

Conte ka zbuluar keshtu kartat e tij, ka permbysur nje rezultat ne vetem 15 minuta dhe ka fituar nje ndeshje qe duhet te ishte mbyllur me kohe dje”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Interi vazhdon qe te jete e cmendur – jane dhjete piket e fituara nga situata disavantazhi, ku vetem Manchester United (me 15) ka bere me mire ne top 5 kampionatet europiane -.

Por mbi te gjitha, alternativa e 3-5-2 klasik te Contes eshte zbuluar dje: “Korrektimi i pare ka qene Hakimi per Perisic, qe ishte i nevojshem.”

“Pertej demtimit, qe e hoqi nga fusha shpejt, djaloshi i eres duket ende si nipi i tij. Per sa i perket te tjerave, Conte tregohet deciziv.”

“Ne fillim Sensi per Eriksen ne minuten e 13, pastaj Lautaro per Bastonin ne te 27 dhe nje sistem i ri loje: 4-3-1-2, me Sensi si gjysme mesfushor qendre dhe gjysme trekuartist plus Sanchez dhe LuLa.”

“Nje risi kjo qe gjunjezon skuadren e Di Francescos, qe kishte kaluar per te ndalur Interin ne nje 5-2-3. Ishte pikerisht ndryshimi qe beri Conte ai qe solli fitoren.”

“Cagliari e priti Interin, por u mor perpara nga treni i skuadres zikalter qe ne ato 15 minuta finale ishte me te vertete e papermbajtshme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.