Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse nuk e festova golin e 3-4: e kam pesuar njehere. Correa eshte nje…”

Inter, flet edhe Simone Inzaghi: “Ja pse nuk e festova golin e 3-4: e kam pesuar njehere. Correa eshte nje…”
Inter Club Staff

Menjehere pas ndeshjes, per mediat eshte ndalur edhe Simone Inzaghi, i cili ka folur per Sky Sport dhe per DAZN.

Keto jane fjalet e tij:

E para e pese ndeshjeve qe mund te rikthejne Interin ne garen per titull?

“Po, e dime. Fushe e veshtire, kunder nje kundershtari me vlere te madhe. Tani do te tentojme te bejme me te miren tone ne ndeshjet e tjera”.

Cfare keni bere me pak mire ne transferte deri me tani?

“Duhet te rrisim agresivitetin. Ne San Siro eshte me e thjeshte, por e kemi treguar se mund te bejme mire si ndaj Sassuolos dhe ndaj Barcelones edhe kur luajme larg”.

A pret nje shkendije nga Correa?

“Nga te gjithe. Kemi nje skuader me vlere, me lojtare gati te futen ne cdo moment. Tani te rekuperojme edhe te tjeret dhe kjo eshte gjeja me e mire e mundshme per cdo tranjer”.

“Ne jemi barazuar dy here. Por skuadra gjithmone ka besuar te fitorja. Ka qene nje fitore e rendesishme pertej tre pikeve”.

“Kemi qene ne kontroll prej minutes se pare. Por kemi besuar dhe ne fund, topi eshte futur dhe kemi marre tre piket”.

A mund te mbahej me mire topi duke pare 0-2 qe ne fillim?

“Po, ishim ne kontroll. Te 2-0 po luanim mire. Por kemi pesuar nej gol nga nje penallti, jemi nervozuar pak dhe ashtu”.

Tani rikthehen Lukaku dhe Brozovic: jane probleme mungesat e tyre, apo jo?

“Po, mezi po presim. Nuk i kam pasur ne asnje moment ne kete tour de force. Rikthim i tyre dhe i Gagliardinit”.

“Kemi djem te rinj gati, por te luash ketu apo ne Barcelone nuk eshte e thjeshte. Jemi 17 lojtare ne total ne kete moment, presim keto rikthime qe do te na ndihmojne shume”.

Lautaro nje nga me te miret ne Serie A por Correa prape nje ndeshje jo te mire…

“Nuk me ka shqetesuar ndonjehere Lautaro edhe kur nuk ka shenuar. Correa ka kualitete te medha, por eshte penalizuar nga demtimet”.

“Por sot ka bere shume mire, ne sherbim te skuadres. Eshte normale qe ka nevoje per vazhdimesi dhe minuta. Te Lazio luante gjithmone, ketu tek Inter eshte ndryshe, por mund te rritet”.

Tre imazhe te ndeshjes: Handanovic qe flet me Onana pas golit, ti qe rri i ulur te 4-3 dhe Zhang ne tribune…

“Per pronaret, ashtu si per drejtuesit, dua te them se jane gjithmone shume prezent. Presidenti ka qene me neve edhe ne tren: prezence e rendesishme po ashtu si e Marottes, Ausilios, Ferrit”.

“Te gjithe duan te miren e Interit. Une nuk kam festuar sepse gjithmone mund te ndodhe dicka dhe diku tjeter ku kam festuar, ne fund e kemi pesuar”.

“Per Handanovic: ai eshte kapiteni yne. Ne kete moment ka nje problem me gishtin qe shpresoj qe te sherohet sa me shpejt. Une marr me vete nga kjo ndeshje ate perqafim te djemve ne fund”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.