Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

344 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Zaniolo: “Largimi im nga Milano? Vendimi i tyre. Por do i falenderoj gjithmone sepse…”

Inter, flet edhe Zaniolo: “Largimi im nga Milano? Vendimi i tyre. Por do i falenderoj gjithmone sepse…”
Inter Club Staff

Ne nje interviste te gjate per Walter Veltroni ne La Gazzetta dello Sport, ish-mesfushori i Interit qe luan tani te Roma, Niccolo Zaniolo ka treguar te kaluaren e tij.

Ai eshte ndalur tek ajo pjese e se kaluares qe eshte e ngjyrosur zikalter, por qe ka nje kujtim te tirshte duke pare se Interi nuk besoi tek ai.

Ti vajte tek Inter. Eshte nje histori e cuditshme se si dy skuadra si Fiorentina dhe Interi nuk e kuptuan se kishin nje diamant ne duar. Si e shpjegon?

“Interi mendoj se ka pasur nevoje gjithmone per lojtare te gatshem, te formuar diku tjeter, ose mbase ne ate moment une nuk isha gati per Interin.”

“Ka qene nje zgjedhje totalisht e Interit qe une te shitesha. Por une i falenderoj, duke me shitur tek Roma me kane bere nje dhurate.”

“Kam ardhur ne nje qytet te mrekullueshem dhe ne nje klub kaq solid ku besojne shume tek aftesite e mia per te ardhmen.”

“Te luaj ketu eshte dicka shume e bukur. Per tifozet, per qytetin. Jam shume i lumtur qe sot jam nje lojtar i Romes.”

Po ne Kombetare? Ti shkove atje pa luajtur akoma ne Serie A. Mancini te ka pare dhe e ka kuptuar qe ne fillim qe ishe i forte…

“Isha ne shtepi me shoket e mi ne Spezia sepse kisha disa dite te lira nga Roma. Jam ne dhomen time, hap Sky, shikoj ne kanalin 200 te grumbulluarit e Mancinit.”

“Ishte i shkruar emri im, ishte shkruar Zaniolo. Kam menduar: Si ka mundesi? Me siguri kane gabuar sepse une jam Under 21 ose Under 20.”

“Por pas 20 minutash me erdhi nje telefonate nga menaxher i kombetares qe me thote: Nicolo, doja te beja komplimentet. Te presim te henen ne Coverciano. Kam telefonuar prinderit dhe kam qare si nej femije.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.