Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

179 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Inzaghi perpara Napolit: “Ja kush do te luaje me siguri per neser. Arbitrat ne derbi ndaj Milanit kane qene…”

Inter, flet Inzaghi perpara Napolit: “Ja kush do te luaje me siguri per neser. Arbitrat ne derbi ndaj Milanit kane qene…”
Inter Club Staff

Pushimi i Kombetareve kaloi dhe tashme Interi do te rikthehet ne fushen e lojes neser ne Meazza ndaj Napolit.

Perballe do te jete nje ndeshje speciale sepse ne krye te Napolit eshte nje ish-tranjer i dashur per zikalterit si puna e Spallettit.

Rikthehemi ne fushe pas pushimit. Cfare ndeshje do te jete?

“E dime qe do te jete shume e rendesishme. Ashtu si ka qene edhe me Milanin. Do te perballemi me mbrojtjen me te mire ne qe jemi sulmi me i mire.”

“Do te jete nje ndeshje ku kurajo dhe motivimi do te beje diferencen.”

Mund te jete nje ndeshje kyce per rrugetimin e Interit ne Serie A?

“Mendoj se do te jete nje ndeshje e rendesishme. Ne kemi bere nje rrugetim mjaft te mire. Jemi protagoniste si ne Champions si ne Serie A.”

“Ne A kemi dy pike me pak se sezonin e kaluar dhe kemi luajtur me shume ne transferte. Milan dhe Napoli kane qene vertete fort deri me tani.”

Si mendon ta menaxhosh situaten e sulmuesve?

“Perpara kombetareve ishim te kompletuar. Tani kemi disa probleme me Dzeko dhe Bastoni, por kemi humbur edhe De Vrij dhe Sanchez.”

“Fokusi im eshte Napoli dhe e di qe te merkuren kemi nje tjeter ndeshje te rendesishme. Te shohim cfare do te ndodhe sot dhe neser.”

Po te habit Napoli?

“Spalletti e dime shume mire se ben gjithmone mire. Eshte nje vlere e shtuar. Napoli eshte nje skuader e mire dhe qe ka mbajtur lojtaret e saj me te mire.”

“Po ecen shume mire dhe Spalletti po vazhdon punen e mbare te Gattusos qe gjithashtu kishte bere gjera te medha.”

Cfare mungon per te bere ate kapercimin e madh?

“Duhet te perdorim episodet ne menyren me te mire te mundshme. Ne nivel numrash dhe statistikash, jemi ne nje situate te mire.”

“Ne ndeshje direkte kemi merituar me shume, por gjithmone ka qene nje penallti e dhene ose e padhene, apo nje penallti e gabuar.”

“Duhet te japim me shume dhe djemte po japin shume. Jam krenar per zgjedhjen qe bera per te ardhur tek Interi.”

“Kam nje klub qe me qendron afer ne cdo moment dhe kemi tifoze qe jane si nje lojtar me shume per neve.”

Neser Interi ka vetem nje rezultat? Lautaro eshte gjuajtesi i penalltive?

“Eshte shume e rendesishme. Per penalltite te shohim kush shkon ne fushe. Lautaro, Calhanoglu dhe Perisic jane gjuajtesit sipas kesaj radhe.”

“Lautaro ka gjuajtur gjithmone mire ne stervitje, ndaj Sassuolos na ka dhene fitoren. Ndaj Milanit ka qene super Tatarusanu. Ne behemi gati per tu perballur me cdo situate.”

Si e shpjegon kete moment te zhdukjes se Lautaros?

“Sulmuesit i kalojne keto momente. Me kane ndodhur edhe mua, vellait tim. Immobile per fat ka pasur shume pak.”

“Lautaro eshte ne 100% te projektit. Sipas meje nje sulmues duhet te shqetesohet kur nuk ka raste. Ai i ka pasur disa. Me kujtohen edhe ne derbi. Duhet te punoje ashtu si e ben dhe do te rikthehet te shenoje si gjithmone.”

Sa mund te ndikojne ne kampionat gabimet arbitrare?

“Nuk duhet te ankohemi sepse skemi pasur fat. Une prej shume vitesh luaj ne Europe. Gabojme neve, gabojne edhe ata.”

“Edhe te dielen e kaluar i kam thene bravo arbitrave sepse kane bere nje derbi te madh.”

Po mendimi yt per stadiumin e ri te Milanos kush eshte?

“Te luash ne San Siro per mua eshte nje emocion i madh por nese do te vije nje stadium i ri eshte nje zhvillim me shume per Inter dhe Milan.”

A ke pasur mundesi te flasesh me Brozovic per te ardhmen?

“Une bej nje premtim, Brozovic eshte nje lojtar i madh dhe eshte ketu prej shume vitesh. Kam fatin te kem Marotten, Ausilion dhe Baccin qe jane ketu cdo dite me ne dhe i trajtojne problemet vete. E dine mendimin tim mbi Marcelon.”

“A e ke zgjedhur zevendesin e De Vrij?

“Pas kombetareve gjithmone e kemi pasur ndonje problem. Neser nese nuk do te ndryshoje ndonje gje, i sigurt qe do te luaje eshte Ranocchia.”

“Ai eshte shume i besueshem, prej shume vitesh ketu. Do te beje nje ndeshje te madhe dhe nuk do te na beje te na marre malli per De Vrij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.