Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,288 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Lukaku: “Ketu per Scudetton. Brozon e kam gjetur ndryshe. Tifozeve i kerkoj falje, por nuk…”

Inter, flet Lukaku: “Ketu per Scudetton. Brozon e kam gjetur ndryshe. Tifozeve i kerkoj falje, por nuk…”
Inter Club Staff

DAZN diten e sotme ka publikuar intervisten e saj integrale te intervistes se Romelu Lukaku qe kishte dale dje vetem si nje copez e vogel.

Keto jane fjalet e sulmuesit te Interit qe eshte rikthyer ne Milano me shume buje gjate kesaj vere me nje operacion fenomenal:

“Sezoni te Chelsea me ka dhene nje motivim me shume per te bere me mire edhe se me pare me Interin”.

“Ne nje vit te gjithe kane harruar se per cfare jam i afte une ne fushen e lojes dhe ate inatin qe une kam brenda”.

“Skuadra nuk ka fituar vitin e kaluar Scudetton, por shpresoj qe te bejme me mire dhe te marrim nje trofe te rendesishem ne shtepi”, e nis belgu intervisten e tij.

Pse zgjodha te largohesha?

“Une kam gabuar ne shume gjera, kur jam larguar kam dashur kete histori te re me Chelsea sepse ishte skuadra ime kur kam qene i ri dhe nuk ja kisha dale dot me pare”.

“Mendoja se mund te isha protagonist edhe njehere por nuk doli keshtu. Ne mars kam marre vesh se ishte mundesia qe te rikthehesha”.

“Pastaj, ne fund te sezonit kemi bere nje pune shume te mire dhe une e bera te mundur rikthimin tim ne Milano”.

“Pas ndeshjes se fundit kam menduar per hipotezen me te mire per mua. Tek Inter bene nje sezon shume te mire ndersa per mua nuk ishte keshtu, ishte nje sezon i veshtire”.

“Nuk kisha dyshime mbi faktin se ne te ardhmen mund te ndryshonte dicka me Chelsean dhe kam vendosur te kthehem”.

Sa ke punuar nga ana mentale pasi je rikthyer?

“Kam kerkuar te futem sa me mire ne skuadren e Interit sepse tani luajme ndryshe nga me pare. Te gjithe lojtaret kane pasur nje rritje te rendesishme, duhet te futem mire ne idete e tranjerit, te kuptoj mire idete qe ai ka”.

“Gjate vitit kam pasur shume kontakte me shoket, per mua ka qene sikur te mos isha larguar asnjehere nga Milano”.

“Kam pare cdo lojtar ka nje deshire edhe me te madhe per te fituar. Ne cdo ndeshje eshte jete apo vdekje, edhe ne stervitje. Jemi edhe me te bashkuar se me pare”.

Brozovic dhe Barella nuk ta kane nxire jeten pse je larguar?

“U desh te kendoja ne dreken e pare te skuadres dhe te paguaja per te gjithe. Por eshte normale. I kam gjetur edhe me mire se me pare”.

“Brozo eshte bere me shume lider, e kam pare me te hapur drejt shokeve. Nuk flet shume, por ankohet shume”.

“Por me pelqen. Barella eshte me protagonist. Ka bere shume assiste vitin e shkuar. Ka fituar Europianin, Kupen e Italise, Superkupen. I jep me shume stimul”.

Skuadra me e forte ne Itali?

“Nuk jam nje njeri qe flet keshtu, nuk ka kuptim. Te shohim kush do te fitoje”.

Kush ka qene njeriu i pare qe i ke thene se do te ktheheshe tek Inter?

“Lautaro. Kemi folur ne instagram sepse kishte nderruar numrin. Nga aty ne WhatsApp kemi folur shume. Ai ka qene nje nder te paret, pastaj Dimarco, Bastoni e te gjithe te tjeret me radhe”.

Kur e ke pare Lautaron prape, cfare i ke thene?

“Qe duhet te beje me shume. I kemi thene njeri-tjetrit qe duhet te bejme bashke me mire se me pare nese duam te arrijme aty ku duam. Edhe te tjeret jane bere me te forte”.

“Qe prej dites se pare kam pare disa kualitete te reja dhe une do te provoj te ndihmoj ate ashtu si do te provoje ai te me ndihmoje mua”.

“Nuk jemi egoista, e di une kur eshte dita e Lautaros dhe bej gjithcka per te dhe ne fund per te fituar bashke”.

“Kemi te njejten deshire per te fituar ndeshjet. Ne stervitje luajme gjithmone me skuadra te kunderta, por ne ndeshjet qe luajme bashke e kuptojme menjehere qe mund te bejme diferencen per skuadren”.

Po klasifikimi i golashenuesve?

“Jane te forte te gjithe, por mua me intereson Scudetto. Jemi tek Inter”.

A e ndjen presionin?

“Ne fushen e stervitjes. Ka gjithmone nje qe provokon. Eshte ketu presioni me i madh. Per sa i perket te tjerave, jam i perqendruar te bej mire. Nuk lexoj gazetat, ne fund duhet te fitoje Inter”.

Ke qene gjithmone keshtu?

“Jo. Kur kam ardhur tek Inter jam bere keshtu. Kam ardhur pas dy vitesh te eshtira te Manchester United nga ana mentale.”

“Fizikisht i kam vuajtur shume sepse nuk isha as me mendje mire. Falenderoj Conten sepse menderisht ai me beri te rritesha.”

“Me mesoi te mos dorezohesha kurre, ne asnje dite. Keto baza do te qendrojne gjithmone me mua deri ne fund te karrieres”.

“Edhe Inzaghi eshte keshtu. Vellai im Jordan me thoshte gjera shume te bukura per te. Vitin e kaluar e kam pare qe ne ditet e para se mund te me rrise akoma me shume. Edhe per kete jam kthyer”.

Cfare Lukaku do te ishe po te mos kishe takuar Interin?

“Mendoj se ishte fati im te luaja per Interin, ashtu edhe per Anderlecht apo Chelsea sepse keto kane qene mendime ne koken time”.

“Por Inter, Everton dhe Anderlecht jane skuadrat qe me kane bere kete lojtar qe jam sot. Eshte e drejte qe une te bej gjithcka per Interin”.

“I falenderoj tifozet per dashurine per mua dhe familjen time. I kerkoj shume falje per menyren si jam larguar, por duhet te flas ne fushe. Nuk kam qef ta bej kete gje me fjale”.

“Shpresoj qe me ndeshjet e mia te bej qe dashuria te kthehet si me pare”.

A je kthyer per te marre fronin ne Milano?

“Une dua te marr ne fillim Scudetton. Nuk jam ketu per veten time, per asnje fron. Jam ketu per te ndihmuar skuadren te fitoje Scudetton”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.