Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Romelu Lukaku: “Mungon akoma edhe dicka. Logo e re e klubit? E vertata eshte se une mezi…”

Inter, flet Romelu Lukaku: “Mungon akoma edhe dicka. Logo e re e klubit? E vertata eshte se une mezi…”
Inter Club Staff

Vrapimi i Interit ne drejtim te Skudetos po behet me shpejtesi te madhe, por tashme duhet edhe pak per te arritur aty ku deshirohet.

I fundit qe ka folur diten e djeshme ne darke ka qene Romelu Lukaku, qe eshte intervistuar per disa momente nge 433.

“Kemi shume uri per te arritur rezultatin qe deshirojme. Vitin e shkuar kemi pasur shume ulje dhe ngritje, por kemi punuar fort qe te bejme nje kapercim te madh kete sezon. Ne vecanti, une ndihem mire.

Per kampionatin italian, Lukaku tregon:

“Eshte nje kampionat i komplikuar, je gjithmone i vene ne prove edhe taktiksht. Cdo ndeshje eshte nje test i ndryshem.”

“Mbrojtesat dhe Handanovic po bejne nje pune shume te madhe dhe ne sulmuesit e dime qe nuk do te pesojme asgje prapa e duhet te mendojme per sulmin se goli vjen heret apo vone.”

Per punen e Antonio Contes me sulmuesat: 

“Ai thote gjithmone se sulmuesi eshte mbrojtesi i pare prandaj une, Lautaro, Sanchez dhe Pinamonti kerkojme qe te bllokojme gjithmone qe ne nisje kundershtaret. Jemi sulmuesa qe vrapojme, nga kjo perfiton e gjithe skuadra.”

Per logon e re: 

“Ben pjese e nje procesi te modernizimit te klubit. Ne vitet e fundit te gjithe prisnin te shikonin Interin ne krye te klasifikimit dhe une tani mezi po pres qe ta shoh fanellen me stemen e re te sezonit te ardhshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.