Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 17, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Sensi: “Gjeja me e mire qe kam ardhur te Monza, nuk kam me frike. Te Inter po vuaja shume per…”

Inter, flet Sensi: “Gjeja me e mire qe kam ardhur te Monza, nuk kam me frike. Te Inter po vuaja shume per…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, per mediat eshte ndalur te flase edhe Stefano Sensi, ish-mesfushori i Interit qe eshte huazuar te Monza.

Keto kane qene fjalet e tij per La Gazzetta dello Sport: “Une jam ne nje nga periudhat me te qeta te karrieres sime”.

A eshte me e qeta kjo?

“Po besoj, sepse eshte gjeja e pare qe kam menduar kur kam zgjedhur te vi ketu. Monza ka qene vendimi me i mire i mundshem qe mund te merrja”.

“Kam shtysen e duhur: qe te Berlusconi e deri te Galliani. Ata vihen ne vendin tone dhe jemi si nje familje e madhe”.

Ti je ende nje lojtar i Interit: a e pe cfare ndeshje bene shoket e tu ndaj Barces?

“Nje ndeshje e madhe. Ne pjesen e pare pak vuajtje, por ndodh. Ne te dyten jane rritur shume. Ka pak inat besoj per barazimin”.

“Me Interin kam raporte shume te mira. Kam gjetur aty Presidentin Zhang me te cilin jam pershendetur disa here”.

Tek Inter ke vuajtur shume per ceshtje fizike…

“Kam vuajtur shume sepse shpesh here nuk luaja dot prej problemeve fizike. Tani mendimi i pare eshte nese demtohem qe te punoj 15 dite dhe te rikthehem”.

“Kur demtohesha tek Inter, i beja vetes 1000 pyetje. Pyetja me e perseritur qe i beja vetes ishte nje dhe e vetme: pse mua? Pse duhet te me ndodhte gjithmone mua demtimi?”

“Te duket sikur ke fatin kunder. Me ka ndihmuar ne ate periudhe gruaja ime. Aty kam kuptuar shume gjera. Por normalisht, edhe ushqimi i duhur te ndihmon. Pastaj, lindja e vajzes time me ka maturuar me shume”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.