Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

542 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, fondi gjigand i Arabise Saudite e ka seriozisht per blerjen e klubit? Shammasi i hedh benzine zjarrit: “Ndoshta po…”

Inter, fondi gjigand i Arabise Saudite e ka seriozisht per blerjen e klubit? Shammasi i hedh benzine zjarrit: “Ndoshta po…”
Inter Club Staff

Nderkohe qe Interi vazhdon te zbrese ne fushe, lajmet per te ardhmen e klubit jashte fushe cdo dite e me shume jane ne rritje.

Tashme dihet prej kohesh se fondi gjigand saudit PIF (Public Investment Fund of Saudi Arabia) eshte i interesuar per Interin.

Kete gje e kane lajmeruar muaj me pare gazetare arab shume afer fondit por edhe media te ndryshme ne Europe.

Pasuria e tyre eshte marramendese dhe ata e shikojne Interin si nje biltete prezantimi ne te gjithe boten.

Por nderkohe qe here ka pasur lajme konfirmuese e here ka pasur lajme pergenjeshtruese, nje gazetar i njohur i Arabise Saudite vazhdon te mbeshtese teorine e tij se PIF eshte e interesuar per Interin.

Pak dite me pare Zuheir Shammasi, gazetar i rendesishem i Al Yaum, nje nga gazetave me te famshme ne Arabine Saudite, ka thene se PIF eshte e interesuar per Interin. Por ai ka kthyer me sa duket nje pergjigje edhe per nje tifoz te Interit pak dite me pare qe kane bere tifozet zikalter te shpresojne jo pak.

Tifozi i Interit e ka pyetur ate nese “Eshte e vertete qe PIF deshiron vertete te bleje Interin”, dhe ai nuk ka vonuar pergjigjen e tij e i ka shkruar menjeherer “mbase po” edhe me nje emoji ne fund duke i shkelur syrin.

Normalisht pas ketij komenti shume tifoze te Interit jane cmendur neper komente edhe pse ende asgje nuk eshte e sigurt por as nuk ka ndonje konfirmim zyrtar per keto zera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.