Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

381 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta i bie alarmit: “Ja cfare fshihet pas barazimit me Shakhtar: ekziston rreziku se mos Interi po…”

Gazzetta i bie alarmit: “Ja cfare fshihet pas barazimit me Shakhtar: ekziston rreziku se mos Interi po…”
Inter Club Staff

Per here te trete radhazi Interi harron te fitoje ne dy ndeshjet e para te grupeve ne Champions League.

Me barazimin 0-0 ndaj Shakhtar, qe eshte edhe i treti 0-0 ndaj skuadres ukrainase rresht, rrugetimi i skuadres se Inzaghit komplikohet akoma edhe me shume.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport e ka analizuar me gjate ndeshjen e luajtur ne Kiev dhe qe ka mbaruar me rezultatin 0-0.

“Nje Inter poshte ritmit te saj. Fusha dukej sikur ishte dopio ne krahasim me ndeshjen ndaj Atalantes.”

“Mbajtja e topit nga ana e Shakhtar ishte mahnites (kishte minuta te tera qe Interi nuk prekte top), por ne fund rastet kane peshuar nga skuadra e Inzaghit. E cfare rastesh: pese te medha.”

“Traversa e Barella, Dzeko qe gjuan per zogj nga nje meter larg, Lautaro qe con dem nje super rast, gjuajtje nga jashte e Correa dhe goditja me koke e De Vrij qe u priten nga Pyatov.”

“Futbolli eshte si numrat, mund te thuash cfare te duash. De Zerbi nderkohe tregon se Shakhtar luan pothuajse si Sassuolo.”

“Inzaghi nderkohe mbeshtet faktin se nje barazim ne Kiev eshte i vlefshem. Por ndjesia e krijuar eshte se Interi nese do te kishte me shume energji do i kishte kontrolluar ukrahinasit.”

“Por shume kane tradhetuar Interin ne kete ndeshje, duke u nisur edhe nga Dzeko.”

“De Zerbit nga ana tjeter i ka munguar nje sulmues. Shakhtar nuk arrin ta zevendesoje ashtu si duhet Traore qe doli i demtuar.”

“U fut ne loje nje Tete dhe Pedrinho u spostua te bente lojtarin e sulmit. Shakhtar e tentoi, por nuk ja doli. Ishte Skriniar aty, nuk eshte shaka, ishte me i miri ne fushen e lojes.”

“Inter u detyrua qe te hiqte dore nga presingu, nje levizje kjo qe u pa decizive.”

“Kunder De Zerbit eshte gjithmone nje loje shahu: nuk eshte e thjeshte te fitosh. Ne fillim u bene kunder levizjet ku Inzaghi provon qe te mos i harxhoje pese mbrojtesat me tre sulmuesat dhe ben qe Skriniar te dale perpara dhe te ndjeke trekuartistin Alan Patrick.”

“De Zerbi me pas spostoi Pedrinhon dhe sllovaku u detyrua te kthehej me prapa.”

“Pastaj ish-tranjeri i Sassuolos e sfidoi Interin ne luften per kontrollin e topit: ose e humbet topin ose e le prapa mendoi ai.”

“Interi ketu mungoi ne apel. Nuk kishte energjite e duhura per te bere presing te larte. Ne pjese ne pare Shakhtar e tentoi dhe i doli pak ndersa ne te dyten akoma edhe me shume.”

La Gazzetta dello Sport nderkohe me pas kritikon zgjedhjen e Simone Inzaghit per te futur Calhanoglun: “Nese Dzeko meritonte te dilte dhe nese Lautaro ishte i lodhur, nese Dimarco nuk e shfrytezoi rastin per te parakaluar Perisic, ne Brozovic ne fushe do e mbanim.”

“Ishte ai qe lojes i jepte rregull. Inzaghi e hoqi per Calhanoglu, duke lene ne fushe zhgenjyesin Vecino dhe duke derguar Barella para mbrojtjes.”

“Por duke cuar Barella aty do te thote se i heq vertikalizim skuadres dhe e harxhon prapa kur ai fare mire mund te ndertoje dhe ndihmoje perpara.”

“Pastaj ne fund te ndeshjes Shakhtar ra shume, por edhe Interi nuk eshte se kishte shume fuqi. Gjithesesi kroati nuk e ka marre mire kete zevendesim duke goditur edhe nje shishe.”

“Rreziku tani? Eshte ai qe Interi mund te ‘mesohet’ me idene se ne kampionat eshte nje skuader e forte ndersa ne Champions jo.”

“Eshte nje rrezik qe duhet luftuar me te gjitha menyrat. Zikalterit, per te tretin sezon radhazi ne Champions League po tregojne veshtiresi ne grupet e Champions.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.