Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

373 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gabimet e se kaluares vazhdojne te kushtojne shtrenjte: “Klubi zikalter eshte detyar te paguaje te Sportingu…”

Inter, gabimet e se kaluares vazhdojne te kushtojne shtrenjte: “Klubi zikalter eshte detyar te paguaje te Sportingu…”
Inter Club Staff

Me sa duket Interi vazhdon te ‘paguaje’ gabimet e te shkuares edhe pse tashme kane kaluar shume vite.

Kesaj radhe behet fjale per Joao Marion qe ka bere Interin te humbase nje milione tjeter euro per shkak se zikalterit kane… fituar Skudeton.

Po, gjithcka eshte e vertete dhe eshte zbuluar nga publikimi i bilancit te fundit nga ana e Sportingut te Lisbones.

Pertej humbjes 32.9 milione euro qe portugezet kane deklaruar, bie ne sy se ne kasat e tyre ka hyre nje milione euro per Joao Marion.

“Gjithcka ka te beje me nje bonus qe Interi dhe Sportingu kane parashikuar ne kontraten per blerjen e lojtarit ne 2016.”

“Ne rast se zikalterit do te kishin fituar Skudeton, do i detyroheshin Sportingut nje milione euro dhe keshtu ka ndodhur.”

“Edhe pse Joao Mario ka me shume se dy sezone qe nuk ka veshur fanellen e Interit, zikalterit jane detyruar ta paguajne kete bonus.”

“Joao Mario ka qene nje nga gabimet e medha te fillimit te rrugetimit te pronareve kinez Suning, te cilet blene portugezin dhe Gabriel Barbosa per nje shifer te frikshme menjehere sapo blene klubin per te treguar fuqine e tyre ekonomike. Por shume shpejt keta dy lojtare dolen dy nga deshtimet me te medha te viteve te fundit ne merkaton zikalter.”

Keshtu shkruan gazeta portugeze A Bola diten e sotme ne numrin e saj te perditshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.