Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

238 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SHTYPI I DITES – Ja si hapet diten e sotme gazetat me te medha sportive ne Itali

SHTYPI I DITES – Ja si hapet diten e sotme gazetat me te medha sportive ne Itali
Inter Club Staff

Rikthehet te Inter Club Albania edhe rubrika qe ka kohe qe mungon: ajo e shtypit te dites ku bashke cdo mengjes do te zbulojme faqet e para te gazetave me te medha Italiane dhe titujt e tyre kryesore.

Gazetat Italiane kete mengjes, 17 shtator 2021, jane hapur me keto tituj kryesore:

E famshmja La Gazzetta dello Sport shkruan ne faqen e saj te pare per Interin:

“Nje Inter me shume argjentinas. Perpara me Correa-Lautaro, dyshja qe nuk eshte pare kurre me pare. Inzaghi po mendon per ndryshime te rendesishme.”

Nderkohe, titulli kryesor i kushtohet Ibrahimovic, per te cilin La Gazzetta dello Sport ka shtruar pyetjen: “Ibra, cfare dreqin ke?”

Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 17/09/2021

E perditshmja tjeter italiane, Corriere dello Sport nuk ka ndonje titull per Interin ne faqen e saj te pare diten e sotme.

Ata jane fokusuar me shume tek Osimhen dhe Napoli pas ndeshjes se rendesishme te tyre diten e djeshme ne Europa League.

Nderkohe hapsire ka zene edhe fakti se Ibrahimovic eshte demtuar perseri dhe nuk pritet te jete ne Juventus-Milan.

Prima Pagina Corriere dello Sport 17/09/2021

Ndersa gazeta torineze, Tuttosport shkruan per Interin sot ne faqen e saj te pare dhe ka intervistuar Parolon.

“Inter, beso te Inzaghi. Keto jane fjalet e Parolo per skuadren zikalter. Inzaghi sjell nje loje te bukur. Ai do te tregoje se eshte i zoti edhe larg Romes.”

Prima Pagina Tuttosport 17/09/2021

Por bie ne sy gjithashtu edhe fakti se Tuttosport titullin e saj kryesor e ka per Donnarummen dhe pyet “Gigio kush”, duke publikuar nje foto te Szczesny dhe Maignan.

Te gjitha lajmet ne kete artikull, do te publikohen gjate dites ne inter.al.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.