Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati dy ndryshime te rendesishme ndaj Empolit ne formacion? “Inzaghi po mendon te hedhe nga minuta e pare…”

Inter, gati dy ndryshime te rendesishme ndaj Empolit ne formacion? “Inzaghi po mendon te hedhe nga minuta e pare…”
Inter Club Staff

Tashme ndeshja me Udinesen dhe fitorja e djeshme eshte lene menjehere pas shpines dhe mendja eshte te ndeshja e radhes.

Perballe do te jete Empoli, nje skuader shume interesante e cila vetem nje jave me pare mundi Napolin duke e nxjere jashte gares per titull perfundimisht.

Nderkohe, Inzaghi e shikon kete ndeshje si shume te rendesishme per ti shtuar akoma me shume presion Milanit.

Kjo sepse Inter do te luaje te premten, dhe do te kete keshtu mundesine qe te pakten per disa ore, te kaloje ne vend te pare me ane te nje fitoreje.

Por ne kete ndeshje duket se Inzaghi po mendon edhe per disa ndryshime ne formacion ne krahasim me ndeshjen e djeshme.

Ndryshim i pare pritet te jete Denzel Dumfries qe dje ishte pushim dhe ne vend te tij luajti italiani Matteo Darmian.

Prapa Dimarco duket ende ne avantazh per te luajtur duke qene se Bastoni mund te ruhet ne prag te ndeshjes ndaj Juventusit ne finalen e Kupes se Italise.

Ne mesfushe nderkohe do te rikthehet Hakan Calhanoglu qe mungoi dje per shkak skualifikimi. Nderkohe, e sulm Correa po fiton terren ndaj Dzekos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.