Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Biasin zbulon: “Doni nje info te sigurt nga brenda skuadres zikalter? Te gjithe pa perjashtim…”

Inter, Biasin zbulon: “Doni nje info te sigurt nga brenda skuadres zikalter? Te gjithe pa perjashtim…”
Inter Club Staff

Inter eshte rikthyer direkt te fitoret pas ndaleses me Bolognen dhe tani shpresa eshte ende gjalle edhe per Scudetton. 

Pas fitores se Milanit dje, djemte e Inzaghit kane fituar gjithashtu ndeshjen e tyre ndaj Udineses ne nje ndeshje te veshtire.

Nderkohe, direkt pas ndeshjes se djeshme, ka folur edhe Fabrizio Biasin, gazetari i njohur italian qe eshte edhe tifoz zikalter.

Ai njihet tashme si nje gazetar shume afer ambientit te Interit dhe kesaj radhe ka dashur te flase per humorin e skuadres.

“Ne kete ndeshje ndaj Udineses ka pasur nje reagim shume te mire pas humbjes se papritur ne fushen e Bolognes.”

“Kane qene 60 minuta te luajtura shume mire madje, me shume bindje dhe besim, edhe pse ne fund ka pasur pak vuajtje.”

“Por perballe ishte Udinese, qe per momentin eshte nje nga skuadrat me te forme ne kampionat. Mjafton te shohim ndeshjen qe bene me Fiorentinen.”

“Inter fiton, por a doni nje info te sigurt nga brenda skuadres zikalter? Te gjithe pa perjashtim ne skuadren zikalter besojne ende. Bravo te gjitheve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.