Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 2, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, GATI NJE REVOLUCION TOTAL? “Ja emrat kush qendron e kush largohet: shume pak jane ata qe…”

INTER, GATI NJE REVOLUCION TOTAL? “Ja emrat kush qendron e kush largohet: shume pak jane ata qe…”
Inter Club Staff

Deri me tani, vetem nje e treta e skuadres tek Inter ka sigurine totale se do te qendroje ne Milano edhe sezonin e ardhshem.

Per kete gje flet sot Corriere dello Sport, e cila parashikon nje fare revolucioni ne merkaton e Interit ne sezonin e ri.

Normalisht, shume do te varet edhe nga ofertat qe do te vine per klubin, por mendohet se te pashitshem nuk ka.

Sot per sot, gjithesesi sigurite kane keto emra:  Lautaro, Calhanoglu, Darmian, Onana, Asllani, Dimarco dhe Mkhitaryan.

Kush eshte i sigurt per largimin nga Appiano ne korrik? Lista nuk eshte aspak e shkurter dhe sipas Corriere dello Sport, emrat jane si me poshte:

Dumfries, Skriniar, Gagliardini, D’Ambrosio, Handanovic dhe me te gjitha gjasat, edhe Raoul Bellanova qe nuk ka bindur.

Gjithesesi, situatat me delikate jane te lojtareve qe jane ne dyshim per te qendruar ne Milano apo per tu larguar.

“Nder ta, eshte edhe Marcelo Brozovic, i cili nuk eshte me nje lojtar i paprekshem sic ishte nje sezon me pare”.

“Me pas, eshte edhe Bastoni, per te cilin duhet te gjendet nje rruge e perbashket per te rinovuar pas 2024”.

“Inter rrezikon me te nje situate te dyte si me Skriniar nese nuk arrin sa me shpejt qe te rinovoje kontraten e tij”.

“Inter deshiron te zgjase kontraten e Dzeko dhe De Vrij nderkohe, por edhe per ta do te duhet shume negociate per te arritur ne nje marreveshje”.

“Me pas eshte edhe Acerbi, per te cilin Lazion vazhdon te kerkoje 4 milione euro qe Inter nuk eshte e gatshme i ofroje”.

“Ne fund, emri me i rendesishem eshte Lukaku, i cili edhe pse konfirmimin e Interit do e merrte, zikalterit duan nje ulje nga Chelsea”.

“Po Gosens? Ne cdo rast, Inter do te balancoje kerkesat teknike dhe ekonomike. Nese nuk do te vije oferte e mire per gjermanin, ai nuk leviz”.

“Por nese nje oferte e mire ekonomike do te vije per te, atehere Inter nuk do te mendohej gjate per ta shitur ose jo”.

“Prandaj, shume do te varet nga ofertat. Por ne kete moment, listat jane tre: te sigurte per te qendruar, ne dyshim dhe ata qe jane te sigurt per tu larguar. Por ligjin ne fund e ben merkato…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.