Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,301 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati te filloje nje revolucion i ri? “Qe prej dates 6 korrik ne Appiano do te kete nje zhvillim epokal”.

Inter, gati te filloje nje revolucion i ri? “Qe prej dates 6 korrik ne Appiano do te kete nje zhvillim epokal”.
Inter Club Staff

Gjate javes se ardhshme, ne shtepine Inter, pritet te ndodhe edhe zyrtarizimi i Andre Onana, portierit me te ri te Interit.

Per kete gje shkruan sot Tuttosport, e cila tregon nder te tjera se kjo do te hape nje kapitull te ri per klubin zikalter.

“Qe prej dates 6 korrik – kur skuadra do te gjendet ne Appiano Gentile – do te nise nje ere e re per skuadren.”

“Do te nise ajo ere qe do te shohe Samir Handanovic qe i le vend dalengadale Andre Onana dhe alternimit mes tyre.”

“Dicka te tille Beppe Marotta e ka eksperimentuar edhe te Juventusi, ku perkrah Gigi Buffon u mor edhe Wojciech Szczesny.”

“Ky eshte nje zhvillim epokal per Interin, duke qene se dicka e tille nuk ka ndodhur prej kohes se Toldo dhe Julio Cesar.”

“Ka qene koha e Roberto Mancinit dhe ne ate kohe, Toldo ishte titullar dhe Julio Cesar nje i ri qe erdhi ne Milano per te bere portierin e dyte”.

“Nderkohe, prej 2012, kur Handanovic ka vene kembe ne Pinetina, klubi ka vendosur qe hirarkia te jete e qarte ne porte”.

“Prandaj ne ate kohe nga Inter u largua Julio Cesar, sepse nuk do te ishte me titullari i porties se Interit”.

“Nderkohe, tani per kapitenin e Interit do te nise nje jete e re si zikalter: planet e para duket se jane qe ai ta nise si titullar”.

“Por kjo per dy arsye: prej kalendarit te ngjeshur dhe per faktin se Andre Onana do te kete shume pak kohe qe ka mberritur ne Milano kur Serie A te rifilloje”.

“Per aq kohe sa Onana te marre masat, te pershtatet me skuadren dhe me ate qe kerkon Inzaghi, Handa do te jete ne porte”.

“Por eshte dicka natyrale qe pritet te ndodhe me kalimin e javeve kur Inter te kete Onana titullar edhe pse Handanovic mendon ndryshe”.

“Ne mendjen e sllovenit, ideja eshte qe ai te luaje me Interin edhe dy sezone te tjera dhe te luftoje me Onana per vendin e titullarit”.

“Normalisht eshte nje sfide e veshtire, por qe Handanovic nuk deshiron te dorezohet pa filluar akoma gara ne fushe”.

“Plani i Handanovic eshte qe pas 2024, ai ti futet nje kursi tranjeri dhe me pas te vazhdoje karrieren e tij pikerisht si nje tranjer”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.