Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

441 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gati te shitet edhe nje tjeter lojtar i ri? “As Esposito e as Agoume, por SPAL po kerkon me ngulm qe te marre nga skuadra zikalter talentin Pirola.”

Inter, gati te shitet edhe nje tjeter lojtar i ri? “As Esposito e as Agoume, por SPAL po kerkon me ngulm qe te marre nga skuadra zikalter talentin Pirola.”
Inter Club Staff

Piero Ausilio dhe Beppe Marotta jane ne pune tashme prej ditesh per te zvogeluar pak skuadren e pare te Interit.

Ne kete sezon, pervec disa lojtareve qe jane rikthyer nga huazimet, ka edhe disa lojtare qe kane bere kapercimin nga Primavera tek skuadra e pare.

Por duke pare numrin e larte te lojtareve aktual tek Interi, zikalterit po mundohen qe te largohen ata jashte projektit dhe qe te huazojne lojtaret qe jane te rinj dhe kane nevoje per minuta.

Ne kete liste ndodhet Sebastiano Esposito dhe francezi Agoume, te cilet pritet te huazohen shume shpejt.

Por nuk jane te vetem: me sa duket, ndermjet Interit dhe SPAL eshte hapur nje kanal i ri komunikimi.

Ata sapo kane rene ne Serie B dhe me sa duket kane kerkuar nga Interi, mbrojtesin e talentuar Pirola qe shihet me sy shume te mire edhe nga Conte.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi nga Ferrara mund te beje nje tentative te mirefillte ne ditet ne vazhdim.

Por gjithmone sipas te perditshmes italiane, ata po kerkojne edhe Sebastiano Esposito qe do te preferonte te luante ne Serie A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.