Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,629 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, gazetari i njohur italian ben paralajmerimin e tij: “Po te isha ne vend te Marottes do isha shume i shqetesuar sepse…”

Inter, gazetari i njohur italian ben paralajmerimin e tij: “Po te isha ne vend te Marottes do isha shume i shqetesuar sepse…”
Inter Club Staff

Tashme momenti qe Inter po kalon me Inzaghin ne krye ka perfunduar te jete tema kryesore ne Itali dhe shtypin sportiv.

Zikalterit sapo kane marre humbjen e trete ne transferten e trete ne kete sezon, dhe humbja e radhes ka ardhur pikerisht ndaj Udineses sot.

Nderkohe qe shume tifoze po kerkojne shkarkimin e Inzaghit nderkohe, edhe gazetare te ndryshem kane filluar te pranojne se tranjeri i Interit mund te kete humbur kontrollin mbi skuadren.

I fundit qe ka folur per kete pak minuta me pare ka qene edhe gazetari shume i njohur, Pistocchi, i cili ka thene si me poshte.

“Interi i Contes mund edhe te mos pelqehej, por gjithmone e dinte se cfare te bente ne fushe dhe si ta bente ate”.

“Skuadra e Inzaghit eshte komplet e kunderta: improvizon futboll dhe ka shume pak ide dhe ato qe i ka, i ka konfuze”.

“Udinese e Sottil meriton tre piket per lojen dhe per rastet qe kishte. E nese do te isha Marotta ne kete moment, do te isha shume i shqetesuar per momentin e tranjerit dhe vendin e tij”.

Keshtu eshte shprehur Pistocchi, qe ne nje fare menyre ka treguar se si Inzaghi ne kete moment nuk po transmeton aspak besim te lojtaret e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.