Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

448 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta jep lajmin e madh? “Ka shprese se nje lojtar i infektuar zikalter mund te sherohet para derbit: behet fjale per Alessandro Bastoni.”

Inter, Gazzetta jep lajmin e madh? “Ka shprese se nje lojtar i infektuar zikalter mund te sherohet para derbit: behet fjale per Alessandro Bastoni.”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter po rritet ndjeshem nga dita ne dite shqetesimi per shkak te te prekurve me coronavirus.

Vetem diten e djeshme ka dale ne pah infektimi i gjashte ne skuader ku Ashley Young ka qene i fundit ne liste.

Por sipas La Gazzetta dello Sport, per Interin mund te kete nje lajm te madh ne ditet ne vazhdim sepse njeri prej te infektuarve mund te sherohet sepse “mbush ditet e tij, dhe mund te dale negativ perseri.”

Behet fjale per Alessandro Bastonin, qe ka rezultuar pozitiv te henen. “Nese karantina do te reduktohet ne 10 dite, ne rastin me te mire, Bastoni mund te beje nje tampon qe diten e enjte.”

“Ai ne ate dite mbush plot 10 dite, dhe duhet te marre nje tampon negativ qe te kthehet ne skuadren zikalter perseri dhe te rekuperohet ne momentet e fundit per ne derbi.”

Kete e shpjegon La Gazzetta dello Sport, qe mbeshtetet tek ligji i ri ne Itali, por qe duhet konfirmuar edhe nga Interi.

Ky ligj parashikon qe me nje tampon negativ pranohet negativiteti dhe nuk do te duhen dy tampone rradhazi.

“Ne ate pike, topi do i kalonte Contes: a do te besonte ai tek nje lojtar qe ka 10 dite pa u stervitur dhe me shume pak stervitje ne kembet e tij?”

“Por te mos harrojme: nuk duhet marre e mireqene se Bastoni do te sherohet deri te enjten. Eshte thjeshte nje shprese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.