Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 6, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, GAZZETTA NGRE ALARMIN: “Mes Dzeko dhe Lukaku ka nje problem te madh: perpara Portos duhet…”

INTER, GAZZETTA NGRE ALARMIN: “Mes Dzeko dhe Lukaku ka nje problem te madh: perpara Portos duhet…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport diten e sotme ka thurur elozhe te medha per Lautaro Martinez por nga ana tjeter ka ngritur nje fare alarmi edhe per dyshen Dzeko-Lukaku.

Ja cfare shkruajne ata: “Nje Lautaro Martinez si ky nuk e kemi pare kurre me pare. Me te vertete fantastik”.

“Fale 2-0 te shenuar ndaj Lecces, El Toro ka arritur kuoten e 14 golave ne 25 ndeshje te kampionatit kete sezon”.

“Ai keto shifra nuk i ka arritur kurre, madje as ne vitin e Scudettos, ku ai ne fund te turneut arriti ne 13 gola te shenuar”.

“Lautaro eshte gjithmone e me shume luder. Eshte partneri me i mire i vetes se tij dhe ka treguar se nuk ka me nevoje per askend”.

“Nderkohe, kemi nje problem te madh per tu zgjidhur: Dzeko ne kete moment eshte poshte si fizikisht, por edhe nga ana mentale”.

“Ai nuk shenon qe prej ndeshjes me Napolin ne Serie A nderkohe qe gjendja e Romelu Lukakut ngre pikepyetje te medha se si ai nuk mund te zere dot formacionin as ndaj nje skuadre si Lecce”.

“Eshte nje problem i madh per Inzaghin ky per Dzeko-Lukaku qe duhet zgjidhur perpara ndeshjes me Porton.”

“Normalisht, duke shpresuar dhe u lutur se Lautaro Martinez do te mbaje Interin ne kembe per shume kohe”.

“Nderkohe, duke vene menjane negativitetin, Inter dhe Inzaghi mund te gezohen per nje Lautaro gjithmone e me lart si forme”.

“Ai pasi ka bere qe stadiumi te shpertheje nga lumturia ka shkuar drejt Dumfries, autorit te assist, per te ftuar tifozet qe ato vershellima ndaj tij te ktheheshin ne duartrokitje”.

“Ky gjest pati shume vlere duke qene se deri ne ate moment Dumfries kishte qene nje nga me te dobtet ne fushe”.

“Eshte nje tregues se cfare njeriu eshte Lautaro per kete Inter por edhe se cfare shoku eshte ai per lojtaret tek Inter”.

“Jane te pakte ata qe pas nje goli mendojne per ate qe i ndihmoi dhe kryesisht lojtaret jane te predispozuar per te menduar vetem per vete”.

“Por ky nuk ka qene rasti i Lautaro Martinez qe gjithmone e me shume po tregon se e meriton sezonin e ardhshem shiritn e kapitenit”.

“Nje lider brenda dhe jashte fushe, nje Kampion Bote me kembe ne toke dhe i dashuruar me fanellen. Nese Lautaro do te qendroje ne Milano gjate me siguri emri i tij do te shenohet me germa te arta ne historine zikalter…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.