Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta nuk i beson syve: “Cfare po ndodh? Dje ndaj Udineses u pa ajo qe nuk priste askush: nje Inter qe…”

Inter, Gazzetta nuk i beson syve: “Cfare po ndodh? Dje ndaj Udineses u pa ajo qe nuk priste askush: nje Inter qe…”
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interin diten e djeshme te futur ne fushe me bindje per te fituar, nuk e priste askush. Ose me sakte, nuk e prisnin te shumte ne numer.

Pse? Sipas tyre, frika per nje kunder goditje tjeter pas ndeshjes se humbur ne menyre aksidentale ndaj Bolognes ishte e madhe.

Por me sa duket, Inzaghi dhe skuadra kane gjetur force dhe jane rikthyer menjehere te fitorja direkt qe ne Dacia Arena.

Ka qene nje ndeshje shume e rendesishme dhe skuadra zikalter edhe pse kishte mungesa te rendesishme, ka treguar nje prove krenarie.

“Eshte nje Inter me nje mesatare notash 6,5 ajo qe kemi pare diten e djeshme ne fushen e Udineses, ne Friuli.”

“Edhe pse mungonte Dumfries, Bastoni dhe Calhanoglu, pra te gjithe titullare deri me tani, linjat e dyta kane dhene pergjigje pozitive.”

“I pari qe ka pasur merite te madhe ka qene Inzaghi, qe ka pasur ne fakt meriten kryesore per te mbajtur skuadren e motivuar, pas humbjes se Bolognes dhe pas fitores se Milanit dje vetem para pak minuta se Interi te zbriste ne fushe.”

“Cdo skuader tjeter ajo fitore mund ta kishte vrare, por jo Interin, qe vendosi te mos mendonte per asgje por vetem per ndesjen e saj”

“Ka qene nje shenje shume e mire dhe nje sinjal i qarte per dy kompeticione: ky Inter nuk eshte dorezuar ende.”

“Perpara ka Scudetton dhe finalen e Kupes se Italise. Asnjehere nuk eshte vone te enderrosh dhe per aq kohe sa metematika e lejon, Inter do e tentoje edhe per Scudetton.”

“Nderkohe qe Inzaghi drejton skuadren nga pankina, ne fushe ka nje lojtar qe merr skuadren per dore kohet e fundit.”

“Ai eshte i papermbajtshmi Ivan Persic qe edhe diten e djeshme ka arritur te shenoje i pari dhe kesaj radhe ishte nje gol qe hapi rrugen e fitoes.”

“Kroati eshte shume thelbesor per kete Inter dhe ne menyre konstante eshte treguar i rrezikshem gjate ndeshjes se djeshme.”

“Nese ndonje lojtar ka motivim te paket, mjafton te ktheje syte nga ai dhe mbushet direkt me energj. Eshte vertete shume lart ne kete moment.”

“Pastaj, ai gol dje, me koke te shtylla e pare tashme eshte nje specialitet i shtepise. Por ndeshja e tij eshte e mbushur me shume sakrifice dhe besim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.