Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 17, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja ajo qe nuk dini per ate qe ka ndodhur tek Inter: lojtare kane bere nje…”

Inter, Gazzetta zbulon gjithcka: “Ja ajo qe nuk dini per ate qe ka ndodhur tek Inter: lojtare kane bere nje…”
Inter Club Staff

Cfare ka vertete pas rilindjes se Interit te Simone Inzaghit? Pas suksesit 2-0 diten e djeshme kunder Salernitanes te firmosur nga Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella, La Gazzetta dello Sport ka tentuar te shpjegoje cdo gje me detaje.

Gjithcka normalisht nis nga ai pushim per kombetaret dhe per periudhen pas: “Nuk ka pasur vetem nje perballje mes lojtareve”.

“Por ka pasur shume takime, decizive, per te ndryshuar njehere e mire kete sezon te nisur si mos me keq ne Serie A”.

“Ka pasur te pakten dy ne periudhen e fundit: i pari ka ndodhur pasi jane kthyer nga kombetarja, 10 dite pas humbjes me Udinesen”.

“I dyti ka ndodhur pas humbjes me Romen. E te ky takim i dyte, fshihen edhe te gjitha detajet e kesaj kthese qe duket se ka marre sezoni i Interit”.

“Dicka ka ndodhur, eshte e dukshme. Por kjo “gje” qe ka ndodhur, mund ti atribuohet pa problem pjeses historike te skuadres ne Appiano: qe te D’Ambrosio e deri te me te rinjte”.

“Ata jane mbledhur, jane takuar, kane folur me njeri-tjetrin. Gjeja e pare qe eshte zgjidhur eshte nervozizmi midis disa lojtareve ne fushen e lojes”.

“Jo te gjithe lojtaret reagojne ne menyre te njejte perballe nje ankese apo kritike ne fushe: ka kush motivohet, por ka edhe nga ata qe humbasin besim”.

“Ja pse skuadra eshte mbledhur dhe ka vendosur qe te evitohen te gjitha skenat ne fushe (tipi lojtare qe i ularasin njeri-tjetrit, lojtare qe zhgenjehen me veprimin e shokut, lojtare qe hapin duart nga nervozizmi…”

“Prandaj, skuadra vete ka kerkuar qe keto skena te zevendesohen me skena ku lojtaret i japin zemer njeri-tjetrit”.

“Ne syte e te gjitheve ne dy ndeshjet e fundit jane duartrokitjet e Barella pas gabimeve te shokeve ne fushen e lojes”.

“Barella nuk po citohet rastesisht, sepse eshte ai dhe Brozovic qe hapin duart nga nervozizmi me se shumti sa ndonje shok gabon dicka”.

“Ato ishin bere simbol te nje Interi teper nervoz gjate ndeshjeve dhe qe kishte ndikuar shume negativisht ne te gjithe momentin zikalter”.

“Nje tjeter pike e prekur nga lojtaret: loja si skuader. Per lojen, kemi te bejme me taktiken, me menyren si futet skuadra ne loje dhe me menyren si zgjidhen problemt ne fushe”.

“Shpesh here kemi pare se si lojtaret kane tentuar te bejne gjera individualiste ne fushe pa pasuar te shoket apo pa i ndihmuar”.

“Nuk ishte menyra e drejte per te menduar dhe vepruar. Per shembull: nese skuadra kundershtare ka nje lojtar krahu te rrezikshem, nuk eshte vetem detyra e lojtarit te krahut tek Inter per ta ndalur ate, por e gjithe Interit”.

“E ketu ka te beje edhe presingu, shpesh here i bere keq, ne kohen e gabuar. Kjo sepse Inter vraponte, por vraponte shume keq”.

“Tani duket se muzika ka ndryshuar: Inter ne fillim te sezonit sikur shkermoqej shume shpejt perballe veshtiresise se pare, por ne ditet e fundit, si ndaj Barces, ky Inter ne veshtiresi eshte bashkuar me shume”.

“Edhe per kete kane folur lojtaret: vuajtja eshte pjese e lojes, jane pak ndeshjet qe jane te lehta nga minuta e pare deri tek e fundit”.

“Me nje fjale, mund te thuhet se skuadra ke bere dicka pozitive: Inter ka folur gjate ne dhomat e zhveshjes dhe te pakten per momentin duket se po i ve keto gjera ne praktike. Keshtu edhe sezoni per Interin ka filluar, edhe pse me goxha vonese…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.