Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

656 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Beppe Marotta kthehet ne nje ‘bishe’ pas fjaleve te djeshme: “I ka bere te qarte agjentit te…”

Inter, Beppe Marotta kthehet ne nje ‘bishe’ pas fjaleve te djeshme: “I ka bere te qarte agjentit te…”
Inter Club Staff

Fjalet e Alejandro Camano, agjenti i ri i Lautaro Martinez, nuk i kane pelqyer aspak tifozeve te Interit diten e djeshme.

Por me sa duket, ato fjale kane bere qe edhe Beppe Marottaa te behet nje ‘bishe e vertete’ sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport.

Me sa duket, agjenti i ka hedhur benzine zjarrit, duke shtuar me shume thashethemet per te ardhmen e Toros.

Realiteti i momentit gjithesesi eshte totalisht i ndryshem: Inter nuk ka ndermend te heqe dore nga Lautaro Martinez ne kete moment.

Klubi i ka propozuar atij nje rinovim kontrate argjentinasit te njejte me ate qe i ka ofruar pak kohe me pare agjentit te vjeter te tij.

Pra, 4,5 milione euro si dhe disa bonuse dhe heqjen dore nga te drejtat e imazhit gjate viteve te kontrates.

Nderkohe, ne kete moment, me shume se sa Barcelona, zerat duket se vijne me shume nga Madridi ku Real dhe Atletico e kane pasur me shume se sa nje mendim per te.

“Nese shitja nuk eshte ne strategjite e Interit, atehere topi ka kaluaar ne duart e sulmuesit”, shpjegon La Gazzetta dello Sport.

Nga ana e tij, Lautaro Martinez nuk e ka kerkuar asnjehere zyrtarisht shitjen nga Interi, por fjalet e agjentit dje jane nje kembane e madhe alarmi.

Vete lojtari deshiron te qendroje ne Milano edhe per te voglen Nina qe sapo ka lindur e deshiron qe familja e tij te vazhdoje te jetoje ne kete qytet.

Nderkohe, Beppe Marotta ka reaguar shume keq ndaj fjaleve te agjentit dhe ka bere edhe njehere me dije se Interi eshte e palevizur per sa i perket te ardhmes se tij.

“Sot per sot, Lautaro Martinez largohet nga Interi vetem per nje shifer me tre shifra. Pra, te pakten 100 milione euro kerkohen per te.”

“Vetem ashtu Interi ndryshon mendim per te ardhmen e Lautaro Martinez. Askush nuk do te falet askund. Kete ka vendosur Beppe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.